Friday, February 15, 2008

Zajmina zbuloi ngushëllimin

Nuk i ka zgjatur shumë dhimbja e ndarjes nga Turi, njeriut me të cilin këngëtarja seksi Zajmina Vasjari e shihte veten në altar. Kështu bëjnë të ditur mediat shqiptare, pasi që pati shumë zëra praën saj të cilët flasin për një lidhje të re dashurie, ku Zaji e ndjen veten më të lumtur se kurrë. Por, ndryshe nga historia e fundit ku ajo nuk nguroi ta bëjë edhe publike në media, sipas gazetës “Korrieri” këngëtarja për djalin e ri nuk preferon të japë shumë detaje.

Mendohet se ai është 28 vjeçar, goxha simpatik e kjo e ka bërë për vete Zajminën. “Ka të ngjarë që ai ta ketë shoqëruar edhe në udhëtimin e këtyre ditëve në Maqedoni, ku ajo po punon për realizimin e videos së re muzikore, që do të jetë një tjetër surprizë për fansat e saj”, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

No comments: