Monday, February 11, 2008

Gëlltit çelësin për t’u mos u kthyer në shtëpi

Një student i dehur britanik, i cili ka dashur të vazhdonte të zbavitej dhe t’i pengonte miqtë e tij ta kthenin në shtëpi, ka gëlltitur çelësin e banesës, njofton shtypi britanik.

“Siç e kam kuptuar, atë natë kam pirë shumë.Miqtë më kishin thënë se duhej ta ndërprisja pijen dhe të shkoja në shtëpi. Por unë kam dashur të vazhdoja të zbavitem dhe kam gëlltitur çelësin”, ka treguar 18-vjeçari, Chris Foster, për gazetën “Basingstoke Gazette”. Studenti i informatikës ka fjetur atë natë tek miqtë, ndërsa kur është zgjuar, nuk i është kujtuar çfarë i ka ndodhur një natë më parë si dhe nuk kishte arritur të gjente çelësin. “Kam menduar se miqtë po bënin shaka me mua kur më thanë se e kasha gëlltitur çelësin”, ka thënë ai për “Daili Mail”.

Foster ka shkaktuar në spital dhe në inçizimin e lukthit e ka parë çelësin me gjatësi prej pesë centimetrash. Doktorët më kanë këshilluar që më së miri është që çelësi të largohet nga trupi në mënyrë të natyrshme, gjë që edhe ndodhi pas 31 orësh. Foster ka thënë se tani ndien dhimbje në fyt derisa po ha e pi.

No comments: