Friday, February 15, 2008

Për pavarsinë e Kosovës


Kosova duket se është gati për të shpallur pavarësinë. Jo vetëm festime, por emocionet e kësaj dite të madhe dëshirojnë t‘i përjetojnë nga afër edhe mijëra të emigruar ndër vite, të cilët janë kthyer dhe po kthehen ditët e fundit në atdhe. "Jemi fatbardhë që arritëm ta presim këtë ditë", tha njeriu me një furçë në njërën dorë dhe me një kovë me ngjyrë të bardhë në dorën tjetër, duke ecur në shkallët pranë monumentit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në Prishtinë.




Burri dyzetvjeçar Musa Gashi, nga Drenasi, ka bërë rreth 40 kilometra rrugë për të ardhur në Prishtinë që t‘ia shtojë shkëlqimin e bardhësinë bazamentit të monumentit të Heroit legjendar shqiptar në prag të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky punëtor i një firme ndërtimi, e quajtur "Krapi", e ka kryer misionin e vet, ndërsa në gjithë Prishtinën shumë qytetarë bëjnë nga një punë për ta zbukuruar kryeqytetin për festën e madhe.

Me moton "Një Kosovë e re, një imazh i
ri", Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpallur fushatën për rregullimin dhe pastrimin e mjedisit para shpalljes së pavarësisë, "për t‘ia shtuar bukurinë festimit", siç është shprehur ministri, Mahir Jagxhillar.

"Në këto ditë të shpalljes së pavarësisë, Kosova mirëpret mysafirët, delegacione të ndryshme ndërkombëtare dhe media botërore, prandaj ka rëndësi që të kemi një Kosovë me mjedis të pastër", tha ministri Jagxhillar, që është nga komuniteti tu
rk.

Shitësit e gazetave në bulevardin "Nëna Tereza", afër Hotelit "Grand", ku Qeveria ka hapur edhe një Qendër për median, thonë se kurrë nuk janë shitur gazeta sa këto ditë.

"A e kanë sot gazetat datën e pavarësisë?.. kur do ta kenë?...", është pyetja e shumë njerëzve, thonë gazetashitësit.


Kompania “Coca Cola”, do jetë njëri nga donatorët në festimin e Ditës së pavarësisë, duke ofruar mbi 4 mijë pije gjatë festimit të kësaj dite.Kryetari i komunës, Isni Kilaj, tha se përveç dhjetë mijë eurove të ndara nga komuna, janë ofruar edhe donatorë lokal për të financuar aktivitetet për këtë ditë, ndërsa kompania “Coca Cola”, gjegjësisht përfaqësuesi i saj, Amir Tusuni, e ka njoftuar Kilajn për donacionin e kësaj kompanie, e cila ka zgjedhur edhe Malishevën si njërën nga komunat ku do të jetë donator.
Përndryshe, gjatë këtij takimi, Kilaj i njoftoi liderët e fshatrave për organizimet e parapara, si dhe kërkoi nga ta që t’i bashkohen aksionit për pastrimin e ambientit edhe nëpër fshatrat e tyre.
Ndërsa për Malishevë, Kilaj tha se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për festimin e Ditës së Pavarësisë, si dhe njoftoi se ka marrë udhëzimet e duhura edhe nga kryemi
nistri i vendit, Hashim Thaçi.

Me rastin e shpalljes së pavarësisë edhe në Tiranë nuk do të mungojnë aktivitetet festive, njofton agjencia e lajmeve INA. Pushteti lokal në Tiranë ka njoftuar se të dielën do të mbahet manifestimi "Shëtitje e lirisë".Pushteti lokal në Tiranë ka njoftuar se të dielën do të mbahet manifestimi "Shëtitje e lirisë", i cili përfshin edhe program kulturoro-artistik. Për festën e pavarësisë sheshet në Tiranë të dielën prej orës 10 deri në ora 18 do të mbyllen për qarkullim.
Sipas mediave, shumë qytetarë shqiptarë të dielën do të udhëtojnë në Kosovë që të marrin pjesë në shënimin e kësaj dite historike për shqiptarët.

Shpalljen e pavarësisë nuk do ta festojnë vetëm shqiptarët. Janë edhe komunitetet pakicë, turqit, boshnjakët, goranët, ashkalinjtë, romët, të përfaqësuar edhe në institucione, që janë dhe punojnë për pavarësinë.

1 comment:

Dr simon Ponce md said...

Zonja dhe zotërinj dhe të rritur mund të aplikojnë për programin tonë të donatorëve ku donatorët me Çertifikatën e tyre të Dhuruesit mund të dhurojnë dhe shpërblehen për shpëtimin e një jete

Ne u japim donatorëve tanë 1187000 dollarë për veshkat

Donatori i gatshëm për të dhuruar organe të tjera gjithashtu mund të specifikojë ....

Kontaktoni doctodrsimonponcemd@gmail.com
Për më shumë informacion..