Friday, February 1, 2008

Gjykatësit nga shtëpia sjellin letrën e tualetit

Nga gjykatësit, prokurorët, noterët dhe personeli tjetër nga pallati i drejtësisë në Brugge, në veriperëndim të Belgjikës, është kërkuar që të sjellin letër tualeti nga shtëpia, për shkak të problemeve me furnizuesin.

Siç transmeton sot agjencia e lajmeve Belga, rezervat e letrës së tualetit pothuajse janë shterur, e në dyert e tualeteve është vendosur lajmërimi : “ka mungesë të letrës”.

Furnizuesi i rëndomtë i pallatit të drejtësisë në Brugge ka ndaluar dërgesat për shkak të faturave të papaguara të cilat kapin mijëra euro, shton agjencia Belga.

Sot urgjentisht janë dorëzuar vetëm disa pako me letër tauleti, por furnizuesi ka theksuar që me dërgesat e rregullta do të vazhdojnë vetëm atëherë kur ministria e drejtësisë të ketë paguar faturat e mbetura.

No comments: