Thursday, February 21, 2008

Vajzat e ekranit me operacione plastike







Ato janë gjithmonë e më të përfoluara, jo aq për arritjet e tyre profesionale sesa për pamjen. Divat e ekranit, duke e ditur këtë dobësi të publikut, arrijnë ta shfrytëzojnë fare mirë. Këtu nuk është fjala thjesht për ndryshimin e veshjes, stilistit personal apo ngjyrës së flokëve, por për një ndryshim pothuajse revolucionar në fytyrën dhe trupin e tyre. Duke ju nënshtruar operacioneve plastike, tashmë edhe

shumë personazhe të famshme shqiptare kanë përmirësuar pamjen e tyre të jashtme. Arsyet janë të shumta. E bëjnë për të sfiduar konkurrentet, për t’i rezistuar kohës, për të qenë në qendër të vëmendjes, për t’ju paraqitur adhuruesve në mënyrë sa më etike dhe për të arritur përsosjen e bukurisë së pavdekshme. Midis tyre mund të përmendim Ledina Çelon, Bleona Qerretin dhe Alketa Vejsiun. Për të mos lënë pas edhe një grup personazhesh që nuk pranojnë se i janë nënshtruar operacioneve estetike. Kohëve të fundit operacionet plastike janë bërë aq të zakonshme dhe të modës, edhe për njerëzit e zakonshëm, aq sa nuk i lënë vend njëri-tjetrit. Publiku kureshtar është i pari që përhap thashethemet, duke i detyruar më në fund VIP-at që të dorëzohen e të pranojnë zbukurimet e bëra nga bisturia. Shumica prej tyre dalin hapur ndaj këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale të bukurisë, si një obligim që ata kanë ndaj fansave dhe publikut. Duke qenë një imazh publik është e nevojshme të jesh sa më i pranueshëm dhe estetik.
Për një hundë më të bukur
Midis personazheve të famshme shqiptare, operacioni plastik më i shpeshtë është ai i hundës. Ledina Çelo, Bleona Qerreti, Jonida Maliqi, Alketa Vejsiu dhe së fundmi Çiljeta Çilaga janë vajzat që kanë pranuar se kanë lëmuar paksa dhe kanë zbukuruar formën e hundës së tyre. Ledina Çelo është ndër të parat që i është nënshtruar një operacioni plastik në hundë, të kryer në vitin 1997 në Tiranë. “Është e vërtetë që kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë. Gjithçka tjetër e imja është e paprekur”, ka deklaruar ajo para disa muajsh. Në këtë mënyrë ajo ka hedhur poshtë edhe zërat se midis të tjerash bisturia ka ndërhyrë në gjoksin dhe buzët e saj. “Është thënë se gjoksin e kam rritur me silikon, por nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Çelo. Ajo ka deklaruar gjithashtu se ndoshta së shpejti do të bëjë një ndërhyrje me silikon apo një ndërhyrje të dytë në hundë për ta bërë më të bukur. Bleona Qerreti është një tjetër këngëtare që ka mahnitur së fundmi të gjithë me pamjen e saj. Vetëm hunda ka ndryshuar tek ajo? Ndërhyrjen e parë ajo e bëri para disa vitesh në Tiranë, ndërsa tani ka zgjedhur klinikat e huaja. Për të vazhduar më pas me dy diva të tjera të ekranit, siç janë Alketa Vejsiu dhe së fundmi Çiljeta Çilaga. Për prezantuesen Vejsiu u desh të kalonte shumë kohë që ajo të aprovonte ndryshimin estetik që kishte bërë në fytyrën e saj. Në fund, para valëve të komenteve ato të gjitha dorëzohen. E për t’u shfajësuar thonë se kanë pasur mish të huaj në hundë dhe meqenëse ishte rasti, përse të mos bënin edhe disa zbukurime. Zbukurime të cilat kanë nisur pothuajse dy shekuj më parë dhe tashmë janë bërë tepër normale e të pranueshme nga e gjithë bota.
Epoka e operacioneve plastike
Operacionet kozmetike janë një mani shumë popullore, siç vërtetohet edhe nga 11.9 milionë ndërhyrje plastike të bëra në Shtetet e Bashkuara vetëm gjatë vitit 2004. Sot në botë operacionet plastike më të përhapura janë ato të barkut, kapakëve të syrit, gjoksit, heqja e dhjamit, për të vazhduar me hundën, veshët dhe mjekrën.

Ledina Çelo

Ajo është shprehur se në trupin e saj gjithçka ka ndryshuar duke u marrë me fitnes. Diçka që jua rekomandon të gjitha femrave. Këngëtarja Ledina Çelo ka pranuar se hunda e saj nuk mban më të njëjtin identitet dhe mund të ripërmirësohet në të ardhmen. Por thotë se trupi i saj është pa silikon, por nuk ka frikë të pranojë që ndoshta mund të bëjë edhe një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks në të ardhmen. Por, me gjithë të qenit një e gjatë kilometrike, me flokë dhe imazh joshës, ajo nuk ka se si të mos e mbushë skenën, me ose pa të tilla operacione. Për çdo personazh që është gjithnjë në qendër të vëmendjes, të qenit në radhë të parë femër dhe e bukur nuk ka asnjë arsye përse një rrumbullakosim formash të fytyrës apo trupit të humbasë çdo vlerë.

Jonida Maliqi

Në festivalet e fëmijëve ajo ishte pakëz e shëndoshë. Por spikatej dëshira për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Sot ajo ja ka arritur këtë më së miri. Jonida Maliqi ka rreth 15 vjet që njihet me skenën dhe më mirë se kushdo tjetër i njeh kushtet që të imponon ajo. Dhe Jonida ka ditur më së miri që t’i përshtatet sot dhe madje të shfrytëzojë prej tyre. Sa herë që në skenë do të dëgjohet emri i saj, kushdo e kthen kokën për të parë ndryshimin e saj të radhës, si është veshur apo çfarë na ka “sajuar” tani. Një stil, të cilin e ka bërë totalisht të vetin, duke u shfaqur gjithmonë ndryshe dhe ekstravagante.



No comments: