Monday, February 18, 2008

Ford Ka- për herë të parë me motor dizel!

Ford Ka i Ri do të jetë në treg për blerësit në fund të këtij viti, për çmim prej diku rreth 10.000 euro, ndërsa do të shfrytëzojë platformën e Fiat 500. Si edhe modeli i vjetër, sa i takon dizajnot do të ketë ndryshime në krahasim me modelet tjera të Fordit.

Nga Fordi bëjnë të ditur se Ka do të jetë i suksesshëm si Fiat 500, që me të vërtetë është problem për ta besuar. Që në fillim mund të shihet se Ka nuk e ka trend-stilin e Fiat 500.

Motori gjithashtu do të merret nga Fiat 500. Për herë të parë do të jetë në dsiponim motori dizel prej 1.3 kubikësh, Multijet dhe 75 KF. Do të gjenden edhe dy motorë benzin; 1.2 me 63 KF dhe 1.4 me 100 KF.

K-ja e Re oficialisht do të prezentohet në panairin e Parisit në Tetor të këtij viti, që don të thotë se do fillojë me shitje menjëherë pas kësaj.

No comments: