Tuesday, February 26, 2008

OSCAR


Është zhvilluar dje në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që solli në sallën e Teatrit Kodak në Hollywood, emrat më të njohur të kinemasë botërore.

Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme Oscar, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf me filmin “La Vie en Rose”. Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rrolin e tij në filim “There Will be blood”.
Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin, “No country for old men”, i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.
Si aktori më i mirë jo protagonist u vlerësua Javier Barde
m për interpretimin e tij në filmin “No country for old men”.
Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë j
o protagoniste në filmin “Michael Clayton”.
Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua filmi austriak “The counterfires”.

Rrugët rreth teatrit Kodak në Hollywood ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së djeshme.
Ceremonia e mbrëmshe, që përkonte me përvjetorin e 80-të
të çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3 mujore.
Gjatë minutave të kësaj mbrëmje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjizorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës, dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.

No comments: