Monday, February 18, 2008

SA TE UREJ AQ EDHE TE DUA

Dita e pare ne pune per mua ishte teper e veshtire, edhe pse te gjithe koleget me priten mire. Kisha hyre sa e sa here ne kete "Shtepi te madhe" sic eshte MTV-ja, por kur me pune. Kisha ardhe me babain tim, kisha vizituar anen e radios. Sa here kur futesha ne kete ndertese te madhe, i shikoja me aq embelsi te gjthe te punesuarit, thoja o Zot sa te mire jane, por edhe shume te bukur, te gjithe si yje Hollivudi.
Vizita e fundit ishte kur na thiren pas vdekjes se babit tim. Pasi dola thash me vete ndoshta kur nuk do ta vizitoj me MTV.
Andaj anjehere njeriu nuk duhet te flas prej perpara per dicka qe do te ndodh ne te ardhmen.
Ja fati e deshti qe edhe une te vijoj punen ne te njejtin institucion ne TV...
Cdo gje me dukej si enderr sepse kur se kisha menduar se do ta vazhdoja rrugen e babit tim.
Madje nuk e kisha kryer fakultetin per gazetari...Eh sa e sa here babi im me thoshte, ti bije do te behesh administratore dhe do te rish ne zyre, po po i thoja, e bindur se ky ishte profesioni im i ardhshem.
Cdo fillim eshte i veshtire. Mund ta paramendoni si eshte dita e pare ne pune.
Shtepia e madhe ka shume banues, aty u njoha me plot kolege dhe karaktere te ndryshem dhe kuptohet nuk eshte cudi se ne nje familje 4 antareshe gjen kater "parti" te ndryshme e jo me ne nje shtepi si kjo qe eshte
Aty i takova shoket dhe shoqet qe edhe sot qe bera nje vite qe jam ne kete medium, i kam "shoke per koke". Po aty njoha Husametin Ginen kolegun me te mire nga redaksia turke, i njoha shume kolege qe me respektojne njoha Amirin dhe Sametin" bilazeret", njoha Memon "ciao ", njoha babain tim te dyte Alushin-kameramanin, njoha Hamiden, Meliten, teta Shpresen, njoha shume e shume kolege si Valmirin, Flutren,Meriten,Naimin,Ejupin,Floren,Fatosin,Bekimin, teta LuizenNandin...........
Aty u njoha me shume cka duke mos i tejkaluar edhe thashethemet. Kete e quaje te natyrshme ne nje shtepia kaq gjigante edhe kete e has...Ndonjehere them ehu o Zote pse me prure ketu nder kohe kur jam larg MTV ndjehem keq, them dua te kthehem atje, te zenkat, te tashethemat, puna stresante, shoqeria, te jeta ime sepse atje pos elementeve negative qe dominojne ka edhe pozitive.
Atje une ndjeva dashurin e paster shoqerore, po po atje une takova njerez me zemer te pastes si loti, qe me kane ndihmur ne cdo peripeci qe kam hasur qofte gjate punes qofte nga merzija e castit. Aty ne MTV mu plotesua mungesa e shprazetires prinderor, po po atje une rilinda...
Atej mesova cka eshte stresi, agresiviteti, ankthi por edhe cka eshte shoqeria.
Tash sodo te them te urrej MTV po aq kthehem e them MVT po aq te dua.

No comments: