Wednesday, February 13, 2008

Modele nga Bosnja, biznes në Kosovë

Emina Karishik, modele nga Bosnja, me një karrierë shtatëvjeçare në pistat e modës dhe reklamave të firmave të ndryshme, për “Infopress” tregon se në dy vitet e fundit të karrierës së saj tashmë ka hyrë në rrugën e profesionalizmit.


Vajza, 22-vjeçare nga Bosnja, studion diplomacinë, por me modelizëm merret prej moshës 14-vjeçare. Arsyeja për të është fare e thjeshtë “Fitoj shuma të mëdha parash”, thotë Karishnik. Edhe pse ajo synon pistat botërore të modelimit, ajo nuk e konsideron si biznes afatgjatë, “do të merrem me modelim derisa të shkon mirë, atëherë kur nuk shkon më, do t’i kthehem profesionit tim”.



Arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është “një hetim tregu reklamash”, siç shprehet ajo për të shtuar se “Kam ardhur në kosovë, sepse kam qenë kureshtare të di më shumë për këtë vend. Kam ardhur këtu të njihem edhe me modelet, por edhe kam bërë disa foto për një firmë”. Përshtypjet e saj për kosovarët gjatë pesë ditëve qëndrimi këtu, thotë se janë shumë të mira, sa që ajo shpreson se do të kthehet së shpejti për një vizitë tjetër “qoftë edhe nëse s’ka të bëjë asgjë me biznes” shprehet ajo për “Inforpress”.

No comments: