Tuesday, February 5, 2008

10 – vjeçarja me diplomën e veterinarisë

Veterinerët në një klinikë janë habitur me një prej asistenteve të tyre, e cila është e aftë të kryejë operacione mbi kafshët edhe pse është vetëm 10 vjeç. Courtney Oliver sapo përfundoi kolegjin për këtë profesion diku në SHBA. Ajo ka një certifikatë si asistente veterinere. Brenda 8 muajve, Courtney mori të njejtën certifikatë si kolegët e saj. Ajo thotë se ky është profesioni që ka dashur të bëjë që herët në jetë. “Kam një qen dhe dy brejtës dhe mendova se nëse kam shumë kafshë, për se të mos punoj me to”, thotë ajo. Provën e parë të frikës ndaj gjakut e kaloi. Mentorja e saj, doctor Michelle Shoemaker thotë : “Ajo është e mahnitshme. Është një vajzë e mrekullueshme. Gjithmonë ka qenë shumë e zgjuar”.

No comments: