Sunday, February 24, 2008

I grabisin apartamentin, kamera tregon nipin

Një person në Brandenton u filmua nga kamerat e vëzhgimit ndërsa grabiste një apartament. Ai kishte qenë shumë herë në atë shtëpi, pasi ishte e gjyshes së tij, por i kishte shpëtuar detaji se ajo mbante kamera për çdo rast. Sherifi i kontesë Charlotte arrestoi 23-vjeçarin, Deangelo Lamont Carter për grabitjen e një apartamenti në Port Charlote.

Gjyshja thotë se i ishte zhdukur një kosh me veshje, vlera e të cilave ishte 300 dollarë. Kur autoritetet i thanë se kamera kishte kapur kriminelin, gjyshja mbeti pa fjalë kur në video pa nipin e saj. Të gjithë artikujt iu kthyen dhe Carter u arrestua. Këtu fjalët janë të tepërta.

1 comment:

Tojagal said...

This comment has been removed because it linked to malicious content. Learn more.