Tuesday, February 12, 2008

Horor në aeroplanin e JAT-it ?!

Si “trajnojnë” aeroplanët ushtarak austriak !!!!

Për disa sekonda na erdhën nga të dy anët dhe u afruan shumë afër. Ishte horror. U afruan aq afër sa që edhe pilotët i shihnim me një fotografi shumë të pastër”, tregon një udhëtar.


Të shtunën në mesitë, udhëtarët e aeroplanit JAT, të cilët kanë udhëtuar në linjën Frankfurt-Beograd, përjetoi një horror të vërtetë, ku dy aeroplanë ushtarak ju afruan aeroplanit në fjalë në pjesën e Austrisë. Drama zgjati 15 minuta, deri në kufirin e Hungarisë, kur gjuetarët u kthyen në bazën e tyre.


Në pyetjen e udhëtarëve, si dhe të menaxhmentit të JAT-it, se pse ndodh kjo gjë, pra frikësimi i udhëtarëve ?? Përgjigja ishte e thjeshtë dhe e shkurtë : “bëhet fjalë për ndonjëfarë trajnimi ushtarak”.

Por siç bëjnë të ditur disa informacione, se nuk është hera e parë të “trajnohet” me aeroplanët e JAT-it.

No comments: