Sunday, February 3, 2008

Babai-monstër dhunoi të bijën

Vajza denoncon të atin se abuzoi seksualisht për 11 vjet me radhë

Një vajzë e mitur ka denoncuar babain se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në kohë dhe vende të ndryshme, për 11 vjet me radhë. Ajo njëherazi ka duruar edhe dhunën psikike. Nuk është historia e vajzës së marrë peng në Belgjikë, e cila ka qëndruar për vite me radhë në një bodrum, por kallëzimi i një vajze nga fshati Laknas në periferi të Tiranës, e cila denoncon babain për dhunë sistematike seksuale. Dëshmia tronditëse është shënuar disa ditë më parë në seksionin e luftës kundër krimeve seksuale në Policinë e Tiranës. Agjentët regjistruan kallëzimin, ndërsa organizuan dhe filluan operacionin për ndalimin e monstrës të quajtur "baba". Brenda një kohe të shkurtër arritën të ndalonin Ramadan Isufajn, 58-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Laknas. "Ndalimi i tij u krye sepse ka depozituar kallëzim penal e bija, e cila deklaron se gjatë 11 viteve të fundit, i ati në mënyrë sistematike, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohë dhe vende të ndryshme, njëherazi duke ushtruar dhunë psikike", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Sipas saj, nga dëshmia e vajzës është mësuar se shpeshherë 58-vjeçari e keqtrajtonte në fshehtësi, duke ushtruar edhe dhunë. Për pasojë, e mitura shpeshherë ka tentuar të vrasë veten, për shkak të depresionit. Historia rrëqethëse është pohuar edhe nga nëna e së miturës, e cila ka deklaruar se edhe ajo është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti. "Vajza, shpeshherë ka tentuar të vetëvritet, duke u vetëhelmuar", mësohet se ka deklaruar Shpresa Isufaj, 43 vjeçe, gjatë deklarimeve në polici. "Shtetasi Ramadan Isufaj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj bashkëshortes, Shpresa Haxhi Isufaj", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Vuajtjet në familjen Isufi në Laknas të Tiranës kanë zgjatur plot 11 vjet, ku më në fund, vajza ka marrë guximin dhe ka kryer denoncimin në polici. Gjithçka është mbyllur, për momentin, tragjikisht, ku pasojat janë të dukshme në këtë familje. Një vajzë dhe nëna e saj do të vuajnë pasojat për gjithë jetën. Përpos kësaj, policia tha dje se ia ka kaluar materialet dhe denoncimet prokurorisë nën akuzën e "marrëdhënies seksuale në gjini ose nën kujdestari", "shkaktimi i vetëvrasjes së mbetur në tentativë" dhe "dëmtimeve të tjera me dashje".

2 comments:

niki said...

qe kultura e shqiptarit te tregon vet deri sa e ka dhunuar vajzen e vet fizikisht po qka esht ne gjendje tjeter gje me ber per at njeri jo burg te perjeteshem se e pshton po vrasje mizore

niki said...

qe po shihet kultura e shqiptarit deri sa e dhunon femijen e vet e le mo qka esht ne gjendje me ber keshtu qe per at person jo denim me burg por me vdekje