Tuesday, February 5, 2008

Al Paçino vendoset në West End të Londrës

Një nga yjet më të mëdhej të Holivudit, Al Paçino i intrigoi njerëzit e West End të Londrës për shkak të vendimit që të harrojë filmin dhe të kalojë në skenën teatrore duke luajtur rolin e Piter Selers.


Al Paçino, është i gatshëm të pranojë rolin e Piter Selers, yllin nga Pink Panter. Këtë informacion e vërtetoi edhe skenaristi i pjesës në të cilën bëhet fjalë për jetën e shumë të njohurit humorist britanik Selers.


“Në pjesën flitet për ditët e fundit të jetës së Pitersit. Është e vështirë të gjendet actor i vërtetë, ndërsa ne shikojmë disa nga emrat më me zë të aktorëve. Të luhet Selersi i vërtetë nuk është e lehtë, por Paçino e pa skenarin dhe shumë i pëlqeu”, thotë Xhon Antrobus.

Piter Selers, që më 1980 ndrroi jetë nga sulmi në zemër, është një nga aktorët-humoristët britanikë më me zë të të gjithë kohërave.

No comments: