Wednesday, February 6, 2008

“Mazda 6” e Re, prodhuar për të fituar

Kompania japoneze “Mazda” lansoi serinë komplet të ndryshuar të “6”, të cilën do ta vënë në lëvizje motori 2.5 litërsh dhe e cila do të mbajë sistem më të përparuar të sigurisë.

“Mazda 6” e re, e cila në Japoni do të shitet nën emrin “Atenza”, do të mund të gjendet në tre verzione – sedan, sport dhe karavan, ndërsa çmimi do të sillet prej 13.000 deri më 17.000 euro.

Për vitin 2008 “Mazda” planifikon të shesë 300.000 në nivel global, nga të cilat 90.000 në Evropë.

Verzione i thjeshtë i “Mazda 6” është lansuar në pazarin japonez që në vitin 2002, ndërsa deri tani në botë janë shitur 1.32 milionë automobile të këti tipi.

Risi do të ketë edhe sa u takon motorëve. Atij është edhe motori benzin 2.5 litrash V6 me fuqi prej 170 KF, ndërsa vend do të ketë edhe për ato më të dobëtat pra 2.0 dhe 1.8 litrash. Të gjithë janë të përshtatshëm sa u takon standardeve për CO2. Në ofertë mbetet edhe më i shumëkontrolluari dizel prej 2.0 litrash me 143 KF.

No comments: