Friday, February 22, 2008

Kompakt i Ri – SUV Volvo XC60

XC60 do të jetë modeli i ri i Volvo-s në klasën e terrenëve kompakt nga klasa më e lartë, ku bëjnë pjesë BMW X3 dhe Mercedes GLK, por së shpejti edhe Audi Q5. E veçanta do të jetë, se përveç dizajnit përparësi do të jetë çmimi më i ulët në krahasim me konkurrentët.

Modeli do të duhej të paraqitet në panairin në Gjenevë, por si gjithmonë në botën e automobilizmit prej përpara paraqiten fotografi.

Tani për tani dihet se do të ofrohet motor dizel prej 2.4 me 163 dhe 185 KF. Por nga benzini risi do të jetë motori V6 prej 3.0 me 285 KF!

Për brendësinë apo vozitjen të mos flasim, siç shihet nga fotografitë do të ketë paisje më të re qoftë sa i përket vozitjes apo sigurisë.

Nëpër salone do të paraqitet në pjesën e dytë të këtij viti.

No comments: