Sunday, January 6, 2008

Lëndohen 15 shtetas të Maqedonisë në një fatkeqësi komunikacioni në Austri


Një fatkeqësi e rëndë komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të qytetit austriak Grac në të cilën janë lënduar 15 udhëtarë në një autobus danez i cili ka transportuar shtetas të Maqedonisë, ka deklaruar policia austriake.

Sipas kumtesës së policisë dhe Kryqit të Kuq, autobusi ka rënë nga ura në autostradën "Pirnautoban" A9, për shkak se me siguri e ka gabuar daljen drejt tunelit dhe shumë shpejt ka hyrë në rrugën.Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Aleksander Lang, deklaroi se 15 udhëtarë janë lënduar prej gjithsej 45 udhëtarëve, prej të cilëve tre janë lënduar më rëndë. Asnjë person, siç qëndron në kumtesën, nuk ka marrë lëndime të rrezikshme për jetë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin në Grac ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

No comments: