Saturday, January 26, 2008

Nissan i Ri Forum

Nisani mendon se zgjedhja e automobilit është punë familjare. Dhe për këtë në shkurt në Detroit do të prezenton dizajnin më të ri të MPV Forum Concept. Pikërisht ky model do të bashkon të gjitha, si dizajnin, harmonizimin, stilin, por pse jo edhe sportin.
Forum Concept është automobil që ofron shumë hapësirë për fëmijët njëkohësisht zonë të sofisticuar për ato pak më të moshuarit.

Tabla e kontrollit është e përpunuar nga druri dhe alumini, ndërsa brendësia është e stilizuar nga karrike lëkure të klasit të parë. Pjesa e pasme është e paisur me DVD, si dhe mundësi për lojra kompjuterike. Karriket e pasme mund të lëshohen deri më 180 shkallë dhe kështu kjo do të duket si “dhomë ndeje”.

Për paisjet nuk ka edhe çka të thuhet, se disponon me “full equipment”. Ndërsa sa i përket sistemit audio-, këtu kemi në disponim sistemin Bose, që nënkupton teknologjinë më të lartë të gjeneratës më të re të audio-sistemeve. Gjithashtu Forum Concept disponon edhe kamerë, me të cilët prindërit (përmes displejit të tablës për kontroll) mund të shohin fëmijët se çka vallë ato bëjnë në rreshtin e dytë apo të tretë.

No comments: