Wednesday, January 16, 2008

Ford Fiesta ST prej 275 KF

Në rrjetet e internetit ishin lëshuar fotografi që paraqesin verzionin më të ri të Fiestës së Re. Që në pamjen e parë shihet se bëhet fjalë për automobile supersuport.

Automobili është bazuar në konceptin Ford Verve. Që në fillim duhe të tregojmë se motorët që do të përmenden do të jenë duke filluar prej 2000 kubikëve, që shpejtësinë prej 100 km/h do ta arrin për vetëm 6 sekonda!


Por kuptohet për ata që nuk do të duan të harxhojnë shumë para, në ofertë do të jetë edhe modeli me turbo motor prej 1.600 kubikëve, me 190 KF. Ky motor do të jetë më i lirë por njëkohësisht do të jetë në “vozitje i njejtë” si aji i mëparshmi, duke ditur se konkurentët e Fiestës, pra Punto Abarth, Corsa OPC ose Clio RS, kanë fuqi prej 190 KF.

Fiesta e re do të prezentohet në salonet në Gjenevë këtë vit. Verzioni sportive nuk do të mund të jetë “present” menjëherë, por nuk do të duhet edhe shumë kohë për pritje. Çmimi i verzionit prej 275 KF do të mund të arrijë deri më 30.000 euro, që për një automobile të këtillë me siguri që është shumë.

No comments: