Saturday, January 26, 2008

"Jeto gjelbër" edhe në Dibër

Në kuadër të projektit "Jeto gjelbër" që e realizon Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve në Dibër, eshte mbajtur diskutimi publik për një jetë më të mirë të qytetarëve në aspektin ekologjik . Koordinatori i projektit Shuip Marku theksoi se ky aktivitet është i përkrahur edhe nga komunat e Kërçovës, Gostivarit, Strugës dhe Komunës Qendër të Shkupit, ndërsa ka për qëllim mbrojtjen ekologjike të rajonit. Projekti, sipas Markut do të zgjasë 12 muaj dhe në kuadër të tij do të realizohen debate me qytetarë, ku do të marrin pjesë dhe ekspertë të ekologjisë.

Në debatin publik foli edhe eksperti për çështje ekologjike Goran Angelov, drejtor i qendrës urbane dhe rurale. Sipas tij Dibra me bukuritë e veta meriton një vëmendje më të madhe në kuadër të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
"Pushteti qendror dhe ai lokal duhet në periudhën e ardhsh
me në kuadër të ligjeve ekzistuese të realizojë projekte në këtë rajon të bukur. Lumi Radika, liqeni i Dibrës dhe malet që na rrethojnë janë një potencial i madh ekologjik që jep mundësi edhe për zhvillimin e turizmit", tha ai.

Përndryshe, ky projekt pritet të japë kontribut në tejkalimin e problemeve të shumta ekologjike, meqë pjesë të shumta të qytetit e sidomos periferia janë përplot me deponi të egra.

No comments: