Wednesday, March 26, 2008

Hilari dhe Obama kushërinj me Branxhelina (Bret&Angelina)

Senatori amerikan barak Obama, një nga kandidatët e Partisë Demokratike, i nominuar për garimin e Shtëpisë së bardhë, është në lidhje familjare me presidentin aktual të SHBA, Xhorxh Bushin, si kushërinjtë largët por edhe me yllin filmic Bred Pit, shkruan “Gardian”.

Senatori nga Ilionoisi nga një lidhje më të largët, si kushëri i nëntë është i lidhur edhe me Bred Pitin, të lidhur prej një farë Semjuel Hinkli, i cili ka ndru jetë prej më 1662. Obama ka lidhje-gjaku edhe me komandantin e trupave të Luftës qytetare amerikane, gjeneralin Robert Li, por edhe me ish-kryeministrin britanes Vinston Çerçill.

Ndërsa në anën tjetër për Hillari Klintonin thuhet se nga nëna ka lidhje me Slen Dionin, Madonën, Alanis Morieset, si dhe edhe me bashkëshorten e Bred Pitit, Anxhelina Xholin, por edhe me bashkëshorten e trashigimtarit Çarlls, vojvoda nga Kornvol, Kamila.

No comments: