Wednesday, March 12, 2008

Manhatani që do "mbijë" në Vollgë

Një qytet me arkitekturë madhështore do të ngrihet buzë lumit rus



Njëlloj si Shën Pjetërburg. Në vitin 1703, Cari Pjetri i Madh u besoi arkitektëve italianë detyrën për të projektuar në një zonë moçalore një qytet të madh me pamje drejt lumit Neva. Qyteti që u ndërtua mbi 100 ishuj, 60 lumenj dhe kanale, të lidhura nga dhjetëra ura u themelua në 27 maj të atij viti. Sot, historia përsëritet sërish, meqenëse qyteti rus i Novgorodit i ka besuar një arkitekti italian detyrën për të projektuar një zonë banimi urban me një shtrirje që kap shifrën e rreth 30 milionë metra katrorë. Në të vërtetë, bëhet fjalë për projektin më të madh urbanistik të kohëve moderne, i denjë për ambiciet e Pjetrit të Madh. "Tridhjetë milionë metër katrorë është e barabartë me një zonë të krahasueshme me atë të Manhatanit. Qëllimi është që të realizohet "Globe Town", një qytet që do të ndërtohet në breg të lumit më të madh të Rusisë dhe Evropës, Vollgës, përballë qendrës historike të një prej megapoleve të më rëndësishme dhe më të vjetra ruse, qytetit të Nizhniy Novgorod", tregon arkitekti të cilit i është besuar ky projekt, Dante O. Benini. Punimet do të nisin në vitin 2010, por rajoni i Nizhny Novgorodit ka miratuar që tani një fond prej 20 miliardë euro për realizimin e infrastrukturës publike, dhe pjesa tjetër e shpenzimeve (rreth 80 miliardë euro) do të mbështetet tek investimet private. Zona mbi Vollgë, në fakt, është një nga territoret më të mira për zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit, nga edhe investimet në këtë zonë janë të leverdishme e frytdhënëse. "Globe Town do të jetë një qytet brenda qytetit. Ai do të ndryshojë tërësisht imazhin e Nizhny Novgorod. Rezidenca banimi, zyra, hotele, një stadium, një pallat prej akulli, një park, një akuarium gjigant dhe një port turistik për një total prej 20 milionë metra katrorësh, do të realizohen në një zonë prej 3 mijë hektarësh me një shtrirje përgjatë lumit, për rreth nëntë kilometra. Objektivi është ai që të çojë në zonën e re të banimit rreth 500 mijë persona të ardhur nga rajonet e prapambetura të zonave të thella. Në të njëjtën kohë, kjo do të jetë edhe një tërheqje për të gjithë turistët: imagjinoni gjithçka brenda një hapësire të bardhë, e mbuluar me borë rreth 8 muaj në vit. Për këtë arsye, në imagjinatën time ai do të jetë një "sideral city", një qytet yjor, i veçantë në botë për sa i përket skenarit dhe bukurive", vazhdon më tej Benini. Por, simboli i gjithë qytetit do të jetë me siguri globi i madh tokësor që do të vendoset në zemër të qytetit. Ai do jetë një sferë me një diametër prej 120 metrash, transparent dhe i ndriçuar i lëmuar (në mënyrë që të rrëshqasë bora), ndërsa anë brendësi të saj sfera do të përmbajë 200 mijë metra aktorë ndërtime: teatro, kinema, qendra tregtare dhe dyqane me shumë kate dhe të lidhur me një shkallë elektrike. Pas globit të madh do të ndërtohet një qendër tregtare sipas modelit rus ku do të përfshihen tri kulla me lartësi rreth 600 secila ku do të vendosen zyra pa fund. "Gjatë projektimit kemi pasur parasysh impaktin e mjedisit, duke respektuar peizazhin origjinal përgjatë lumit dhe kufizuar në maksimum konsumin energjetik dhe ndotjen ekologjike. Mjafton të mendosh se 30 milionë metra katrorë është një shtrirje e krahasueshme me Manhatanin, por me ndryshimin se atje jetojë 5 milionë njerëz, ndërsa këtu 500 mijë. Në qendër të "Globe City", për të vazhduar më tej krahasimin me qendrën e Nju Jorkut do të ngrihet një park i madh rreth dy herë e gjysmë më i madh se ai i Manhatanit". Studioja ndërkombëtare arkitekturore e "Dante Benini & partners Arcitecks" fitoi konkursin ndërkombëtar të zhvilluar ku merrnin pjesë qindra studio nga e gjithë bota, përfshi dhe dy studio të mëdha ruse dhe historia përsëritet 300 vjet pas Shën Pjetërburgut? Ndoshta, thotë Benini, sekreti qëndron në fatin se ata pëlqejnë projektet që arrijnë të mbajnë një linjë humane në një sektor që thuajse ka dalë jashtë formatit të tij". Dhe në Rusi duket se këtë linjë e vlerësojnë më shumë se në çdo vend tjetër "Investimet, bizneset e reja, kostoja dhe vendndodhja e tij në brigjet e lumit ndikojnë në rritjen e paprecedentë të imazhit të kësaj zone", thotë guvernatori dhe kreu i qeverisë për zonën e Nizhny NOvgorod, Valery Shantsev. "Kjo është edhe arsyeja që ky projekt jashtëzakonisht i madh për të cilin jemi krenar dhe që çdo qytet i madh do të donte të kishte, do të ndërtohet në tokën tonë, në zemër të rajonit të Vollgës. "Globe Town" një qytet, brenda qytetit, do të ndryshojë tërësisht imazhin e rajonit tonë".

No comments: