Thursday, March 6, 2008

Dita e mësuesit




Ne 7 mars te vitit 1887 u hap shkolle e para kombetare shqiptare ne Korcë .Ditën e inagurimit te saj patriotet korcare e kthyen ne feste ndersa Naim Frashei I kendoi:


Lumja ti moj korce o lule
Q’I le pas shoqet e tua
Si trimi ne balle u sule

Ta pacim perjete hua


Ne vitin e pare dhe te dyte shkollen e ndoqen reth 200 nxenes te besimeve te ndryshme.Tekstet e shkolles u siguruan nga “shoqeria e shkronjave shqipe”Ato u hartuan nga naim dhe sami frasherietj
Mesenjtorja e pare shqipe ishte jo vetem shkolla e pare shqiptare por edhe cerdhe e luftes patriotike ku takoheshin patriotet korcare.Shkolla kishte karakter popullor aty mesonin edhe femije nga familje te varfra te qytetit dhe fshatit.Ngritja dhe lulezimi I mesenjtores se pare shqipe ne korce ashpersoi edhe me teper luften e reaksionit turk dhe te fanarit grek. Me provokimet e tyre drejtori I shkolles pandeli sotiri u debua nga korca e me vone ne 1892 u vra ne stamboll pas nje komploti te organizuar nga “sillogu I madh”
Prinderitv qe dergonin femijet e tyre ne kete shkolle kercenoheshin me ndjekje te ashpera dhe nga kasha.Kunder mesuesve te tjere qe moren me vone drejtimin e shkolles u organizuan padije per faje te trilluara derisa ne vitin 1902 qeveria turke se bashku me “sillogun e madh” e mbyllen kete vater culture.Pas shume perpjekjesh ajo u ricel ne vitin 1908 u mbyll perseri me 1912 dhe u cel perseri ne vitin 1917 ne kohen e krahines autonome te korces.Ne kete shkolle kane dhene mesim edhe thanas sina postenani ,thoma avrami,hafes ali korca,janko minxha,thanas nona,nikollaq lakoja dhe patriote te tjere.
Shkolla e pare shqipe e vajzave
Ne perpjekjet qe benin patriotet shqiptare per hapjen e shkollave nje vend me rendesi per levizjen patriotike si dhe per emancipimin e gruas shqiptare ze celja e shkolles se pare shqipe te vajzave ne 22 tetor 1891 e para mesuese dhe drejtoreshe e kesaj shkolle ka qene vajza njezetvjecare sevasti qirjazi qe kishte mbaruar studimet ne stamboll.Ne fund te vitit te pare ajo kishte 27 nxenes kurse ne vitin e dyte nr I tyre ariti mbi 50.Me pas u ble nje godine tjeter me e madhe per shkollen ne qender te korces pikerisht ne rrugen kundrejt monumentit te themistokli germenjit e cila pasi u pershtat sipas nevojave te shkolles mori tiparet e vertea te nje instuticioni arsimor.
Viti I dyte shkollor u mbyll me suksese akoma me te medha.Ne vitet e fundit te shek te 19 nr I nxenseve ne kete shkolle arriti mbi 50 midi tyre edhe 16 vajza te besimit mysliman.
Lendina e loteve
Korcaret e moshuar akoma edhe sot ruajne kujtimet e hidhura e te paharuara te lendines se loteve te asaj cope toke buze rruges qe te con ne bilisht(tashme tek restorant valbona) Nga kjo lendine lotesh njerzit shikonin me hidherim landonet apo karocat qiraxhinjte me kafshet e tyre karvanet e kurbetit sic I quanin atehere qe rembenin nga gjiri I vatrave te varfra te qytetit e te fshatit qindra mijra te rinj per ti shpene larg atdheut.

Disa fjalë për mësuesit nga Luigj Shkodrani

"Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate. Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave."

Le ti kujtojmë në këtë ditë të rëndësoshme figurat e shquara dhe mësuesit tonë të parë:


Petro Nini Luarasi
,

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe
përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911. Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare.

Pandeli Sotiri

Pandeli Sotiri, një Rilindas që punoi për hartimin e abetarës së parë në gjuhën shqipe, ishte një patriot dhe mëmëdhetar, por ishte i martuar me një grua greke, mbesë e një dhespoti te kishës ortodokse greke. Më këtë fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike. Gruaja e tij, duke mos qenë dakord me veprimtarine atdhetare prej shqiptari të Pandeli Sotirit, e spiunon në një nga ditet kur ai kish në shtepine e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohen që njerez nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kunder tij, rrëmbyer dhe shkaterruar doreshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dore të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurtë që do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i trete i nderteses ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890. Kjo është edhe arsyeja perse shteti shqiptar asnjëherë nuk mundi dot të gjente eshtrat e këtij patrioti, sepse ai nuk u lejua të varrosej në varrezën e krishterë si të gjithë të tjerët, ngaqë kreu vetëvrasje, të cilën feja e krishtere nuk e pranon dhe e quan një mëkat.

Kështu u shua një nga patriotet më të medhenj të Shqiperisë, i cili hapi shkollën e parë shqipe në Korçë, së bashku me vëllane e tij, Koto Sotirin, që e hapi në Pogradec, në pamundësi për ta hapur në vendlindjën e tij Selcke te LunxherisëGjirokastërs, sepse nuk e lejuan persona të shitur tek grekët.

Dita e mësuesit festohet edhe ne Bruklin

Dita e mesuesit,ne bashkesine shqiptare ne Amerike, festohet ne menyre te organizuar per afro nje dekade dhe eshte bere "prone" e mergimtarve dibran, ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes. 7 Marsi - Dita e mesuesit ne komunitet, eshte ne vazhdim te te gjitha llojeve te festimeve, qe u organizuan gjate kesaj fund-jave, ne shume qendra te banuara nga shqiptaret, ne Amerike e Kanada. Nje mbremje festive - tradicionale, per Shoqaten Atdhetare Dibra, hape çdo pervjetor, ketu, ne New York, rrugetimin e shkolles se pare shqipe. Dibranet, me kete rast edhe kesaj rradhe, permes nje pjesmarrje modeste, kane shenuar mbreme ne sallen e festave e banketeve, ne Restorant " Paradaise" ne Brooklyn, fillimin e festimit per 7 Marsin-Diten e Mesuesit, e cila, u mbajt ne organizmin dhe drejtmin e Shoqates Atdhetare Dibra .


1 comment:

Dr simon Ponce md said...

Zonja dhe zotërinj dhe të rritur mund të aplikojnë për programin tonë të donatorëve ku donatorët me CERTIFIKATËN e tyre të DHURËS mund të dhurojnë dhe të shpërblehen për shpëtimin e një jete

Ne u japim donatorëve tanë 1187000 dollarë për veshkat

Donatori që dëshiron të dhurojë organe të tjera mund të specifikojë gjithashtu...

Kontaktoni mjekun: drsimonponcemd@gmail.com
Për më shumë informacion..