Wednesday, March 26, 2008

Nga këngëtar – kuzhinier

Pop-yilli Robi Viljams në mënyrë produktive e shfrytëzon pushimin duke “pushuar” nga karriera e tij e muzikës.

Vilijams, i cili vendosi që ta bojkotojë shtëpinë e tij të muzikës, dhe kështu duke i lënë anash të gjitha koncertet dhe proektet e tij, kohën e lirë e kalon duke marrë orë për përgatitje ushqimi apo orë nga gastronomia.

“Ka dëshirë të ketë shou gastronomik të vetin dhe të tregojë se sa din të përgadisë ushqimin”, thotë një shok i ngushtë i Robit.

Shokët e këngëtarit janë të habitur me idenë e tij të fundit duke e ditur që Robi njihet si njeri që ushqehet joshëndetshëm.

No comments: