Tuesday, March 25, 2008

Fituesit e "Storjes më të mirë hulumtuese për vitin 2007"

“Rasti I Ibrahim Sulejmanit”, I cili për pesë vite me radhë vuan dënimin në burgu, u shpall storja më e mirë hulumtuese për vitin 2007, nga Instituti Maqedonas për Media.

Gazetari Boris Georgevski, I cili punon për gazetën “Utrinski vesnik", në storjen trajton procesin e fshehtë të gjykimit në Maqedoni.

Ndërkohë cmimin e dytë e fitoi gazetarja nga Televizioni A1, Maja Bllazhevska, me storjen “I pastrehë në vend se milioner”, ku rrefen historinë e dhimbshme të Idriz Idrizit nga Recica e vogël.

Ndërsa storja”Pas gjurmëve të korrupsionit në institucionet fetare”, e gazetarëve Xhelal Neziri dhe Marjan Nikollovski e fitoi cmimin e tretë.

Përzgjedhjen e storjes më të mirë hulumtuese për vitin 2007 e bën komisioni I panvarur në mesin e të cilëve ishin këta redactor: Aleksandar Cumovski; Lupco Popovski, Nzim Rashidi, Fatos Musliu dhe Zoran Andonovski.

Për të shtatën herë radhazi Instituti Maqedonas për Media ndan cmimin “ Storja më e mirë hulumtuese”, ndërkohë për vitin 2007 u paraqitën gjithsejt 38 gazetarë me 64 storje.

Sipas Komisionit numri I gazetarëve të paraqitur dëshmon se në Maqedoni interesi për gazetarinë hulumtuese gjithnjë e më tëpër rritet.

No comments: