Sunday, March 16, 2008

ÇFARË DUAN VIP-at NË DHOMËN E GJUMIT

Ja lista e detajuar e sendeve të nevojshme që yjet e pop-it pretendojnë absolutisht të gjejnë në dhomëzat e tyre. Në fakt, mjafton të shqiptosh këtë fjalë për të ndezur terrorin në sytë e sipërmarrësve të koncerteve të të gjithë botës, sepse lista është armiku i tyre kryesor, është ajo copë letër e mallkuar që mund ta shndërrojë ditën e “shoë”-ut në një mankth. Diçka më shumë për këtë fakt tregon organizatori i “Musicology Tour 2004” i Prince. Pasi ka mbërritur me shpejtësi në prapaskenë në Uashington, “The Artist” (Prince kërkon të thëritet kështu), nuk i ka gjetur 16 bustinat e çajit “Yogi cocoa”, pije të cilën e quan “jetësore” për ekuilibrin e tij psikofizik, por ajo që e bëri të zhytet edhe më shumë në depression ishin qirinjtë. Mbi tavolinën e dhomës, e mbuluar me një mbulesë indiane prej kashmiri, ishin vendosur dy shandanë të bardhë. Askush nuk ishte kujtuar t’i merrte, pasi këto të fundit e bëjnë të ndihet më mirë. Lista fliste qartë. I ofenduar dhe i poshtëruar, “The Artist” mori në dorë kitarën dhe u ngjit në skenë pa e kthyer kokën pas, për t’I përshëndetur me stafin.

Pak a shumë të njëjtën gjë do të bënte edhe Jennifer Jopez, nëse pak orë para spektaklit nuk do të hynte në një botë të bardhë qumësht. Në fakt, muret e dhomës së gjumit kanë ngjyrë të bardhë qumësht, gjithashtu edhe tavolina e trupimit, vazot me lule, divanet dhe qirinjtë aromatizues. Por ka një detaj që mund ta komprometojë qetësinë e ish-vajzës nga Bronski, salca e domateve. Nëse gabimisht ndien aromën, vendi mund të transformohet në një fragment të filmit të Harry Poter, shiu i gjakut.

Duke e krahasuar me J.Lo, Alicia keys është një divë vetëm nga pamja njerëzore. Në listën e saj këngëtarja e “No one” thekson vetëm se dëshiron të gjejë pastër banjën e saj, tetë litra ujë, “Evian” e gjithashtu tre sanduiçë me ton dhe majonezë. Gjërat që nuk i duron dot janë mishi i derrit dhe patatet. Këto janë kërkesa të thjeshta, duke i krahasuar me ato të Britney Spears, e cila mbi komodinë kërkon medoemos të ketë një telefon fiks të kuq. Nëse nuk është, organizatori i spektaklit paguan një gjobë prej 5000 dollarësh. (në listë shtohen: një pjatë me sallatë frutash, 3 pako patatina me qepë dhe speca djegës, një arkë plot me ëmbëlsira, një hekur të vogël rrobash).

Radhë e gjatë makinash policie nga hoteli deri te vendi ku do të zhvillohet spektakli. Kjo është ajo që kërkon Cgristiona Aguilera (sepse nuk duron dot trafikun). Dhoma e saj e zhveshjes duhet të ketë 24 shishe ujë mineral, por me një kusht, , që të mos jenë “Evian”.

Është e pamundur që Eminem të mos nevrikoset para një koncerti. Pasi mendon se gjithçka është gati, rreperi i hedh një sy të fundit listës për të parë nëse mungon ndonjë gjë. Po, mungon diçka, pula e pjekur. Gjithmonë dy orë para koncertit Eminem ha një të tillë dhe nëse ky detaj harrohet nga organizatorët, atëherë është më mirë që të mos i dalë njeri përpara. Pamjet komplet tjetër dhe me shumë seriozitet në dhomën e Gëen Stefani. Këngëtarja bjonde bukuroshe beson verbërisht te perimet dhe kërkon medoemos kile të tëra zarzavatesh dhe fruta, pra një shalqi të freskët, një pjatë me feta ananasi, pesë litra ujë “Fiji”… për të mbajtur në formë trupin dhe mendjen. Në listën e saj nuk bëjnë pjesë as duhani, as alkooli.