Sunday, March 9, 2008

TATA përsëri SULMON – do të blen aksione nga Ferrari

Prodhuesi Indian Tata, vepron si një grua kur shkon për shoping, me fjalë të tjera Tata nuk mund të ndalet nga blerjet. Sipas disa informatave të brendshme flitet se kompanija përgatitet të blejë aksione nga “I madhi” Ferrari!

Të rikujtojmë, si bum Tata kishte atë që do të prodhonte apo shiste automobilin më të lirë, prej diku rreth 2500 $, e më vonë ajo bleu aksione në Jaguar, Land Rover dhe Ford, që siç shihet bëhet fjalë për investime të mëdha.

Tata lidhjet me Ferrarin i pati përmes Fiatit, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Fiati përndryshe posedon 85% të Ferrarit, ndërsa siç shihet pjesën tjetër prej 15 % do të duhet ti posedojë prodhuesi Indian.

Me prodhimin e veturës më të re dhe blerje aksione në trendet botërore shtrohet pyetja SE VALLË A DO NDRYSHOJË HISTORIJA NË AUTOMOBILIZËM KUPTOHET PREJ TATËS? Një gjë është e sigurtë, se Tata dalëngadalë merr vendin e caktuar në tregun e automobilizmit.

No comments: