Saturday, March 15, 2008

Lenny Kravits në Maqedoni

Heroi i rokenrollit Leny Krevits gjatë verës do të vjen në Maqedoni. Data e mbajtjes së koncertit është 3 gushti, por lokacioni akoma nuk është definuar. Edhe pse organizatorët “Avalon production” mendojnë se vend më i mirë është diku në Liqenin e Ohrit, por akoma siç përmendëm nuk dihet vendi i mbajtjes.

Kravits, i cili veten e quan ministër i rok-muzikës, para dy ditëve në Londër nisi turneun e albumit më të ri me titull “Koha është për revulucion në dashuri”. Muzicienti shumë i njohur, i cili njihet nga refrenet “Let Love Rule”, “Mama Said”, “Are You Gonne Go My Way”, pra momentalisht është në modë me albumin më të ri.

Albumet e Leny Kravitsit janë shitur në 20 milionë kopje, gjithashtu ka të radhitura një rend të gjatë me çmime nga më të ndryshmet.

No comments: