Monday, March 3, 2008

Meshkujt flasin më shumë se gratë

Femrat ndoshta I ndjekë prapa reputacioni I gjinisë që flet, mirëpo një hulumtues ka dëshmuar se meshkujt megjithatë flasin më shumë. Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruiz I Kalifornisë ka mbledhur të dhënat e hulumtimeve të kryera qysh prej vitit 1960, të cilat kanë të bëjnë me dallimet mashkull- femër kur bëhet fjalë për të folurit. Janë përfshirë të dhënat e hulumtuesve të cilat flasin se në sasinë e fjalëve të folura ndikon situate e vecantë, edhe nëse biseda bëhet edhe mes gjinive të njejta apo është në pyetje mashkulli dhe femra. Situatat në të cilat

meshkujt flasin më shumë , janë për shembull, momentet kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Femrat megjithatë, më shumë flasin atëhërë kur tema është e lidhur me fëmijët e tyre apo edhe me to. Këto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazë në të cilat janë të pranuara në mesë të madhe në shoqëri- gratë më lirshëm dhe më shumë flasin për ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojëb kur duhet të dëshmijnë dominimin e tyre dhe prirjen për të marrë barrë mbi vete.

No comments: