Friday, February 1, 2008

Vjedh 750.000 euro për dashnorin virtual


Një kontabiliste ka vjedhur dhjetëra milionë jenë nga kompania e saj për përkujdesje dhe shërim të nënës, për të “fejuarin” e saj nga interneti, të cilin nuk e ka parrë kurrë, dhe i cili të të gjitha paratë i ka shpenzuar nëpër ndeja dhe duke pirë. Kjo grua, tani 30 vjeçare “të dashurin” e saj e ka takuar në vitin 2001 në internet, por nuk e ka parë asnjëherë…derisa në muajin tetor të vitit të kaluar i ka bashkuar gjyqi. I përzgjedhuri i saj, tani 32 vjeçar, i ka dërguar asaj fotografinë e dikujt tjetër, të një mashkulli shumë tërheqës dhe të bukur.

Duke mbajtur lidhjen vetëm përmes e-mailit dhe telefonit, mashkulli në një moment i ka kërkuar t’i ndihmojë me para, sepse gjoja po mbante gjallë nënën e sëmurë. Viktima fillimisht i ka dërguar paratë e saj, ndërsa më vonë kishte vjedhur hiç më pak e hiç më shumë 750.000 euro në kompaninë e saj ku punonte si kontabiliste.

No comments: