Si një rrallësi natyrore, ishulli ka sipërfaqe prej afërsisht 2 Km2, është poashtu i mbrojtur me ligj dhe është pjesë e Parkut Nacional “Galiçica”. Ishulli njihet si vend që presparët kalojnë kohën e lirë, si dhe lokalitet arkeologjik për vendet përreth. Për shkak se dikur ka qenë i banueshëm është quajtur Qytet, ndërsa I Madh për arsye se në afërsi ka edhe një ishull më të vogël.
Në krahasim me pjesët tjera të liqenit, në ishull dominon klima e butë dhe më e ëmbël, pra që don të thotë se shumë rralë shihet borë.
Në breg të ujit fshihen shumë lloje të gjarpërinjve ujor-veshëbardhëza. Edhepse këto gjarpërinj nuk janë të helmueshëm, prapseprap mbeten armiq për njerëzit dhe vizitorët.
No comments:
Post a Comment