Wednesday, February 13, 2008

Me rrobat e banjos të Kidmanit blejnë nëntë lopë


Një palë rroba banje që aktorja Nicole Kidman i ka lënë në një pishinë në Suedi, janë shitur në një auksion për të blerë lopë për familjet e varfëra në Indi. “Rrobat e banjos janë shitur për 1 mijë e 720 euro. Me këto para mund të blihen nëntë lopë”, ka thënë pronari i mëhershëm Zlatko Nedanovski, 32-vjeçar.



Nedanovski ka thënë më herët se shpreson që të arrijë të blejë pesë lopë, si pjesë e projektit të organizatës bamirëse “Eriksh-jaelpen”. “Ka shkuar shumë mirë gjithçka”, ka thënë ai, por ka shtuar se do t’i mungojnë këto rroba banjo. “E di që, do të ndihmoj të tjerët, por do të ndihem i zbrazët pa to”, ka thënë ai.


Kidman i ka harruar këto rroba banjo në një pishinë në qytetin Vaenersborg.

No comments: