Showing posts with label Mendja e shendosh ne trup te shendosh. Show all posts
Showing posts with label Mendja e shendosh ne trup te shendosh. Show all posts

Sunday, February 10, 2008

D r e d h ë z a


Duhanpirësit “ e fortë” që kollisin kur të zgjohen në mëngjes, fytin e tyre e qetësojnë me çaj, por preferohet çaji të jetë nga dredhëzat. Këtij çaji shtoni pak mjaltë. Dredhëzat preferohen edhe për ata që vuajnë nga reumatizmi. Çaj më i fortë (kuptohet me më shumë dredhëza) ul dhimbjet në mushkëri. Losioni nga dredhëzat pastron tenin dhe lëkurën si dhe shëndosh kapakët e syve, ndërsa kjo përgatitet: lëngut nga dredhëza të freskëta shtoni një lugë ujë lule roze si dhe e përzieni me një të bardhë të një veze. Pra me këtë përzierje lyeni fytyrën dhe mbajeni për rreth gjysëm ore.

Tuesday, February 5, 2008

Kalciumi i domosdoshëm për muskujt, eshtrat …

Kalciumi është mineral i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave gjatë rritjes, mirëpo është i nevojshëm për mbajtjen e skeletit edhe gjatë gjithë jetës.Përveç rolit në ruajtjen normale të rritmit zemrës, kalciumi luan rol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut dhe funksionimin e muskujve.


Studimet kanë treguar lidhje edhe ndërmjet marrjes adekuate të kalciumit dhe shtypjes më të ulët të gjoksit, si dhe një kontrollimi të peshës. Një grup ekspertësh këshillojnë që vlerat e kalciumit të rriten me kalimin e moshës.
Vlerat e nevojshme ditore të kalciumit janë: 19 deri 50 vjeç: 1000 miligramë.
Mbi 51 vjeç: 1200 miligramë.

Marrja e ushqimit tri herë në ditë, si pjesë e dietës së balancuar, plotëson nevojat e shumicës së njerëzve për kalcium. Kalciumi duhet të merret me ushqim, sidomos me ushqimet djathore. Ai absorbohet më së miri në prani të laktozës (sheqer natyror i qumështit).

Ja disa shembuj ushqimesh që sigurojnë afër 300 mg calcium:


226.8 g qumësht ose jogurt;
226.8 g lëng portokalli;
28.35 g djath të fortë;
226.8 g salcë soje etj.

Thursday, January 31, 2008

Si ta eliminoni ankthin?

Të gjithë shqetësohen. Është ndjenjë të cilën e kemi kur përballemi me diçka, nga e cila kemi frikë. Një shemull i mirë janë provimet. Të gjithë merakosemi për to, i themi vetvetes : “E di që nuk do të kaloj”, ndërsa të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes shpejtohen kur jemi duke hyrë në sallë.

Një ankth i vogël është i mirë për ne. Përndryshe si do ta motivonim vetveten? Mirëpo nganjëherë ankthi bëhet problem. Nëse përgjigjeni me “po” për të gjitha pyetjet e poshtëshënuara, mund të jeni duke vuajtur nga anksioziteti:

-A shetqësoheni dhe merakoseni shpesh?
-
A shqetësoheni për gjërat për të cilat të tjerët nuk brengosen?
-
A keni filluar t’u shmangeni situatave që ju shkaktojnë ankth?
-
A ka filluar t’ju pengon në jetën tuaj?

Afërsisht 1 në 20 njerëz vuajnë nga ndonjë shkallë e ankthit? Nganjëherë ankthi ynë nxitet nga ndonjë ndodhi në jetë, psh. divorci, mendimi për vdekjen, sëmundja, detyrimet si dhe gjërat që nuk na pëlqejnë. Kështu ne shqetësohemi për gjithçka. Megjithatë, kjo nuk mund të na mposhtë dhe ne mund të përballemi me të.

Monday, January 21, 2008

Dita e hene eshte dita me depresive


Ndjeheni keq ? Mos u habitni nese kjo eshte dita me depressive e vitit. Duhet ta keni parasysh se sa e sa njerez
ne mbare boten po perballen me depresionit.

Psikologu Klif Arnal kane hulumtaur permes figurave gjeometrike se cila dite eshte me depressive, pergjegja eshte dita e hene.Ndersa ai ka vertetuar se 21 janari eshte dita me depressive e vitit.

Egzistojne shume faktore qe e nxisin kete efekte : si moti I keq, harxhimet qe behen gjate festave, monotonia pas festive, puna e njejte etj.

Faktor tjere qe e nxisin depresionin jane rutina ditore dhe mendimi se kete vite nuk do te keni mundesi te shfrytezoni pushim.


Sipas disa hulumtimeve “depresioni” te henave vazhdimisht rritet nga fakti se kemi pushuar dy dite dhe tani e kemi te rende fillimin e nje jave te re pune.

”Nese jeni persona te tille te cilet vazhdimisht ankohen per motin apo per pune te tjera te vogla, atehere ju rekomandoj qe gjate ketyre diteve te mendoni vetem per gjera te mira, ata qe me shume ju gezojne”, nenvizon Arnal.

Ai gjithashtu na kashillon qe gjate diteve depressive te ndalojme viziten te ata njerez qe nuk I duam apo qe zakonisht prishin humorin tone .

Monday, January 7, 2008

Të trashë janë fëmijët që flejnë më pak se 9 orë

Herë rënia dhe herë zgjuarja duhet të jetë shprehi për prindërit të cilët i venë në gjum fëmijët e vet. Vetëm ashtu fëmijët do të jenë të shëndetshëm dhe aktiv gjatë ditës.Çdo minutë më pak se 9 orë, don të thotë rezik më i madh për mbipeshë trupore – bëri të ditur një studim britanik. Studjuesit nga Universiteti Oukland në Zelandën e Re zhvilluan një studim dhe kuptuan që fëmijët që nuk “kanë qejf gjumin” kanë më shumë se 5% mbipeshë trupore.Studjuesit bëjnë të ditur se gjumi i fëmijëve është i varur ndryshe në periudhë të ndryshme gjatë ditës, si psh: fëmijët më pak flejnë gjatë stinës së verës dhe në kohën e uikendeve (fundjavës). Studimi është kryer te 591 fëmijë të moshës prej 7 vjet.


Duhet te keni parasysh, se femija I shendosh e ka te rende me vone te dobesohet, shembull eshte fotoja posht ,zonja pohon se qysh bebe ka qene e shendosh dhe dita dites kilot I jane shtuar, ndaj sot eshte ne kete gjendje...