Showing posts with label Francois DOLTO. Show all posts
Showing posts with label Francois DOLTO. Show all posts

Thursday, December 27, 2007

Femija ne dhomen e prinderve

Prinderit nuk e dine se nderkohe qe ata kryejne marrdhenje seksuale, foshnja qe ndodhet ne te njejten dhome me ta eshte ne simbioze te plote me nene dhe babain me te gjithe impulset e veta, dhe se kjo gje eshte po aq e vlefshme, madje edhe me shume kur ajo ne gjume. Kjo ndodh pasi femija eshte ne komunikim fusional me njerezit qe e rrethojne. Nga eksperimentet e kryera eshte pare se kur njeriu fle, me hipnoze, mund te mesoj gjithcka. K njerez qe vullnetarisht kane arritur te mesojne gjuhet te huaja ne gjume, vetem duke degjuar kaseta... Ne gjume, ne jemi akoma me receptiv sesa kur jemi zgjuar. Ne rastin e bebit, impulset e tij mbiaktivizohen ne momentin kur prinderit kryejne marrdhenje. Ne menyre te pandergjegjshme ndjesit deshirore te tij veprojne, dhe kerkojne qetesim ne njefare menyre: qofte me kenaqesi fizike, qofte me kontakt te ngrohte trup me trup.
Me siguri qe e njejta gje ndodhte kur femija ndodjej ne bark te nenes, in utero, sepse qenia njerzore egziston qe aty, ne fetus, me gjithe libidon e vet, dhe varet plotesishte nga reagimet e humorit dhe qarkullimit te gjakut te nenes se tij, qe sipas rastit, ose e pershpejtojne, ose e ngadalsojne jeten e tij vegjetuese. Neper disa qytetrime, gruaja nuk kryen marrdhenje qe nga momenti qe eshte shtatzene dhe derisa te heq femijen nga gjiri.Kjo sidomos ndodh ne shoqerit poligame.
Duhet ta keni parasysh se nemomentin kur prinderit bejne dashuri ne prani te femijet , edhe femijes do ti lind deshira per nje gje te tille.
Bebi zgjohet, do te pije, urionon ose del jashte, nderkohe qe kjo gje i ndodh zakonisht naten. Ai nis e qan dhe ka nevoj per kujdesje ose fjale qetesuese. Por, edhe ne qoftese nuk reagon, ai vuan ne gjume, ne nje menyre arkaike, afektive, imagjinare, ku ndodhet krejtesishte i shtrire midis dy prinderve, te cilet nuk i dallon dot nga njeri-tjetri, qe jane per te si nje i rritur me dy koka qe kujdesen per te, une-babai-nenea, treshja e deshirave ne saj te te cilave ai eshte konceptuar.
Shume shpejt femija e dine ( ose me mire te themi se gjejne me intuite) se c'ndodh: femija dine cdo gje ne meyre te pandergjegjshme. Qe nga momenti kur gjerat thuhen me fjale dhe u pergjigjen pyetjeve te tyre, femijet i pranojne faktet, se paku pergjysem.

Wednesday, December 26, 2007

Figurat mendore te babit dhe nenes

Ne gjendjen aktuale te gjerave, cfare perfaqeson familja per femijet?

Familja vazhdon te egzistoj : njerezit marrtohen, megjithese jo per nje kohe shume te gjate. Pra, femijet ne fillim rriten nga dy vete, pra nje cift. Jane rralle rastet kur ne fillim nuk ka tre vete, dhe kjo treshe qysh ne fillim te edukimit eshte e domosdoshme. Duhen tre persona qe te konceptohet femija: babai, nena si dhe subjektet qe ngerthehen qe ne qelizen e pare te krijuar si rezultat i lidhjes se dy qelizave fillestare. Ne qofte se ne nuk harrojme faktin se jemi tre, femije kete nuk e harron kurre. Ne qofte se nuk ka edukim me tri vete, aty egziston fara e nje psikoze. Per fat te mire, jo te gjitha farat zhvillohen!
Prandaj edhe femija qe behet parzit i nenes ka nevoj qe ajo ta luftoj kete parzitizem duke u kujdesur per nje rival te tijin, per qenie vertikale (babai), dhe qe e konkretizon idene e aftesise, qe femija e mban ne vetvete.
Nenea eshte per femijen qenia qe i jep te haje dhe qe kujdeset per te . Ajo eshte nje njeri qe permbush nevojat tuaja dhe gjen atehere kur duhet menyren qe "t'ju sjell ne terezi". Kur femija i ndeshur me instance atesore ( shkolla p.sh) ndihet i dermuar, atehere ai i kthehet ndjenjes amesore. Neper filmat western, per shembull, gjithmone ka nje personazh gruaje-mama. Pra, nena eshte ajo infermerja qe ju kuron kur keni probleme shendetesore, dhe qe pjesen tjeter te kohes eshte objekt lakmie per qenie e shendetshme te seksit tjeter. Nderkohe femija ka nevoje per nje nene qe ka aktivitete tjera jashte shtepise; perndryshe ai nuk mdien ndonje mbeshtetje ne deshiren e tij per te ecur perpara( ne kete kuptim, duhet qe ne shoqerite e sotme te kemi kujdes nga pushteti derrmues i instancave amesore: si, per shembull, sigurimet shoqerore te organizuara keq dhe qe merr ne ngarkim shume gjera).
Ne saj te idese se nenese "ngushelluese" dhe te babait " drejtor" qe secili adoleshent ngerthen ne vetvete, ai mund te zgjidhe shumicen e pronlemeve te veta: ta zeme te luaj per te tjeret ne nje grup te rinjsh idealin burreror dhe atesor.Kur femija ka kaluar ndonje sprove, ai ka nevoje te qetesohet duke pasur kontakt trupor me nenen ose me personin qe ze vendin e nenes. Duhet qe femija te kete patjeter kontakt trupor me nenen, te pakten derisa t'i bien dhembet e qumshtit, pra deri ne moshen 7 vjec. Nuk duhet pra, per shkak te disa nocioneve psikoanalitike te keqkuptohet, ta largojme femijen nga vetja, sepse gjoja afrimi me te ushqen nje lloj sensualiteti jo te mire, perndryshe femija do ta kerkoje tontaktin trup me trup me femijet e tjere duke kaluar keshtu ne nje plan tjeter ate te sensualitetit te semure.

Tuesday, December 25, 2007

Etapat kryesore te femijerise


KUR MUNGON I TRETI

Cdo femije deshiron te rritet me te dy prinderit se bashku. Ai ka nevoje per te dy prinderit, ne menyre qe zgjuarsia dhe ndjeshmeria e tij te mbruhen ashtu sic duhet. Mes tre personave mendimet dhe ndjenjat qarkullojne. Kur keta jane vetem dy, atehere lind ai qe quhet efekt I pasqyres dhe I nje varesie fatalisht reciproke.

Femija gjithmone e krijon te tretin ne imagjinaten e vet, te zgjedhurin e zemres nga nena dhe babai, prinderin qe ai e do me domosdo.

Ka prinder qe I rrisin femijet vetem. Por ne kete rast ata mund te shoqerohen me beqare te tjere ose me cifte qe kane femije. Keshtu do te kene rastin te hapin diskutime te ndryshme. Duhet qe arsyet e te qenit vetem te diskutohen ne sy te femijes, t’I thuhet atij hapur dhe drejtperdrejt. Arsyet mund te jene personale, ikje apo vdekje e tjetrit, po ama arsye qe nuk e hedhin fajin mbi ate qe mungon. Ne rast se femija ndjen se fajsohet I ikuri , ai duhet thene: Une po , mund t’i mbaj inat atij qe me la, nderkohe qe une e doja, por jo ti, pasi eshte babai yt. Ti nuk do te kishe lindur dot kurre pa te dy prinderit. “Ai te ka sjelle ne jete”. Kjo gje duhet shpjeguar me fjlae. Si “mami” dhe “babi” mund te jete cdo person I rritur nga I cili femije nuk rrezikon asgje, te cilin ai luan dhe qe ka pranuar ashtu sic eshte, person ky qe I sherben si model ose si educator.

Mesazhi I ketij komenti eshte-“ Me mire te shprehet dhimbja sesa te mos shprehet asgje, me mire te thuhet e verteta sesa genjeshtra, keshtu qe femija te kete mundesi te diskutoje per keto me njerez te tjere qe kane qene deshmitare ne fillim te jetes te tij.