Wednesday, February 13, 2008

FESTA E TË DASHURUARVE NËPËR SHEKUJ-SHEN VALENTINI


Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.


Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.

Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën e shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t'u shitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u përdor edhe për interese fitimi në biznes.

No comments: