Italiani shtatëdhjetëvjeçar, i cili 40 vjet është shtirur se është i verbër për të marrë pension invalidor, është kapur duke vozitur automjetin e tij, kanë njoftuar mediat italiane. Shefi i policisë në qytetin Spezia në veri të Italisë, Massimo Giaramita ka thënë se policët gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur “një person shumë nervoz”, pas së cilës i kanë kontrolluar regjistrin e tij të shëndetësisë dhe janë habitur kur kanë parë se në të shkruhet se ai është 100 për qind i verbër.
I arrestuari nga ish punëdhënësit e tij gjatë 40 vjetëve të fundit ka marr pensionin invalidor dhe beneficione të tjera.
No comments:
Post a Comment