Monday, February 25, 2008

Martohet me kukullën se dhëndri kishte punë

Nëse nusja ndihej e lehtë si një pupël me fustanin e nusërisë, dhëndëri i saj me siguri se ndihej si i mbushur me ajër ndërsa të dy rinovuan martesën në Grove City, Ohio.

Bashkëshorti i Sheila Smith, Bob ishte në një udhëtim pune dhe s’mund të ishte i pranishëm në ceremoninë e ribetimit të martesës së tyre. Prandaj miqtë i sollën pranë një kukull të mbushur me ajër. Ata e veshën me kostum, me këmishë dhe pasion dhe i ngjitën në kokë një foto të Bob Smith-it të vërtetë. Nusja mbeti pa fjalë, pasi miqtë e kishin ftuar të ishte shoqëruesja e nuses. Kur Sheila Smith i telefonoi bashkëshortit t’i tregonte për kukullën me ajër, ajo thotë se ai qeshi kaq shumë sa s’mundi të fliste.

No comments: