Showing posts with label Kronika e zeze. Show all posts
Showing posts with label Kronika e zeze. Show all posts

Sunday, February 3, 2008

Babai-monstër dhunoi të bijën

Vajza denoncon të atin se abuzoi seksualisht për 11 vjet me radhë

Një vajzë e mitur ka denoncuar babain se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në kohë dhe vende të ndryshme, për 11 vjet me radhë. Ajo njëherazi ka duruar edhe dhunën psikike. Nuk është historia e vajzës së marrë peng në Belgjikë, e cila ka qëndruar për vite me radhë në një bodrum, por kallëzimi i një vajze nga fshati Laknas në periferi të Tiranës, e cila denoncon babain për dhunë sistematike seksuale. Dëshmia tronditëse është shënuar disa ditë më parë në seksionin e luftës kundër krimeve seksuale në Policinë e Tiranës. Agjentët regjistruan kallëzimin, ndërsa organizuan dhe filluan operacionin për ndalimin e monstrës të quajtur "baba". Brenda një kohe të shkurtër arritën të ndalonin Ramadan Isufajn, 58-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Laknas. "Ndalimi i tij u krye sepse ka depozituar kallëzim penal e bija, e cila deklaron se gjatë 11 viteve të fundit, i ati në mënyrë sistematike, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohë dhe vende të ndryshme, njëherazi duke ushtruar dhunë psikike", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Sipas saj, nga dëshmia e vajzës është mësuar se shpeshherë 58-vjeçari e keqtrajtonte në fshehtësi, duke ushtruar edhe dhunë. Për pasojë, e mitura shpeshherë ka tentuar të vrasë veten, për shkak të depresionit. Historia rrëqethëse është pohuar edhe nga nëna e së miturës, e cila ka deklaruar se edhe ajo është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti. "Vajza, shpeshherë ka tentuar të vetëvritet, duke u vetëhelmuar", mësohet se ka deklaruar Shpresa Isufaj, 43 vjeçe, gjatë deklarimeve në polici. "Shtetasi Ramadan Isufaj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj bashkëshortes, Shpresa Haxhi Isufaj", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Vuajtjet në familjen Isufi në Laknas të Tiranës kanë zgjatur plot 11 vjet, ku më në fund, vajza ka marrë guximin dhe ka kryer denoncimin në polici. Gjithçka është mbyllur, për momentin, tragjikisht, ku pasojat janë të dukshme në këtë familje. Një vajzë dhe nëna e saj do të vuajnë pasojat për gjithë jetën. Përpos kësaj, policia tha dje se ia ka kaluar materialet dhe denoncimet prokurorisë nën akuzën e "marrëdhënies seksuale në gjini ose nën kujdestari", "shkaktimi i vetëvrasjes së mbetur në tentativë" dhe "dëmtimeve të tjera me dashje".

Thursday, January 24, 2008

LILJANA STERIJOVSKA- Eshte punesuar me diplome falso

Ne vitin 1996 Liljana Sterijovska u emerua sekretare shtetror ne Ministrine e Mbrojtjes se Maqedonise. Gjate verifikimit te dosjes se saj personale, eshte vertetuar se ajo disponon diplome falso per fakultet te kryer ne Fakultetin Ekonomik te Beogradit ne Serbi te marrur ne vitin 1993.
Nderkohe burimet nga ky fakultet bejne te qarte se ky emer nuk figuron ne
listat e studenteve qe kane mbaruar ne kete mesojtore.
Lënda dhe hetimet e mëtejme janë verifikuar dhe zbuluar edhe nga zyra e Interpolit në Shkup.

Saturday, January 12, 2008

FEMIJET E PESOJNE CDO HERE...

Luftimet ne Bagdat s’kane te sosur…Me e keqja eshte se cdo here ku ndodhin te tilla raste atje me se shumti e pesojne krijesat me te pafajshme.

Po ti shkruanin emrat e femijeve te vrare s’besoj se do tu mjaftonin fletet.
Lufta fillon e perfundon nderkohe viktim e kesaj anomalie shoqerore jane pikerishte femijet.
Sa e sa femije jane terrorizuar , sa kane ngelur pa askend, sa e sa jane te stresuar, sa e sa kane ngelur pa shprese per jete…Sa e sa???
Besoj se fotografite do tu japin pamje me te qarta per tere kete situate.
Le te shpresojme se cdo gje do te perfundoj dhe dhashte Zoti qe kudo te dominoj paqa. Po dicka qe me shqeteson me se shumti eshte se keta femije edhe pas luftes do te trashigojne stresin, depresionin, ankthin…Pasqyra e luftes do te fiksohet per tere jeten ne kokat e tyre me cka do te jete nje bariere per ta sfidojne jeten.

Besoj se fotografite do tu japin pamje me te qarta per tere kete situate.

Ne afersi te Shkupit , konkretisht ne Katllavon sot eshte rrezuar nje helikopter i ARM- se

Një helikopter i Armatës së Maqedonisë është rrëzuar sot herët në mëngjes në afërsi të Shkupi, me ç`rast kanë humbur jetën njëmbëdhjetë pjestarë të ekiupazhit, informon agjencia e lajmeve INA. Siç bëhet e ditur helikopteri është rrëzuar sot në mëngjes në lokacionin Katllanovë në afërsi të Shkupit.

Helikopteri M-17 ishte kthyer nga misioni EUFOR-ALTEA në Bosnjë-Hercegovinë, ku mori pjesë edhe Armata e Maqedonisë, bën të ditur ministria e Mbrojtjes. Në vendngjarje kanë dalur ekipe të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe zjarrëfikësve.

Deri tani nuk bëhen të ditura motivet e rrëzimit të helikopterit dhe nuk janë detaje lidhur me ngjarjen se si ka ndodhur. Qeveria ka filluar një seancë të jashtëzakonshme ku po marrin pjesë edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Mirosllav Stojanovski dhe kryetari i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma. Burime qeveritare njoftuan për agjencinë INA se në këtë seancë urgjente të thirrur nga kryeministri Gruevski po marrin pjesë të gjithë ministrat dhe se në të do të referohen të dhënat rreth këtij incidenti, ku humbën jetën 11 pjestarë të ushtrisë.

Në terren po vazhdojnë kontrolli dhe hetimet nga ekipe të specializuara të krim-policisë, ekspertë të fluturimeve civile dhe ekspertë të ushtrisë. Janë parë pjesë të helikopterit të rrëzuar në një distancë prej 50 metrash. Sipas informacioneve të para të Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri transportues M-17 është rrëzuar në afërsi të lokacionit ku duhej të ateronte, mirëpo ai i ka humbur radarëve të kontrollit 5 milje nga vendi i aterimit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri tani janë gjetur 8 trupa nga gjithsejt 11 dhe pritet dërgimi i tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familje të ushtarëve që janë pjesë e misionit Altea në Bosnjë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kërkojnë informacione nga autoritetet policore dhe të ushtrisë, mirëpo ata nuk janë lejuar t`i ofrohen vendit të aksidentit për shkak të hetimeve që po kryhen.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjet e viktimave.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe se deri tani nuk është vërtetuar se për çfarë fatkeqësie bëhet fjalë. Helikopteri ka qenë në fazën e aterimit në Shkup dhe në ate moment ka ndodhur fatkeqësia”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Ushtarët e misionit paqëruajtes EUFOR-ALTEA në Bosnjë Hercegovinë po ktheheshin në Maqedoni pas kryerjes së misionit të tyre gjashtëmujor. Ata kanë fluturuar me helikopterin ushtarak MI-17 rreth orës 10 nga Sarajeva, ndërsa rreth orës 12 ka ndodhur fatkeqësia në Katllanovë në afërsi të Shkupit.

Thursday, January 10, 2008

Pacienti i dehur sulmon me thike doktorin


Ne turnin e nates ne Polikliniken e Draceves,

nje pacient I dehur me thike e ka sulmuar doktorin.

Pacienti ka qene nervoz sepse doktori nuk

e ka thire ndihmen e shpejte per ta cuar ne spital.

Sunday, January 6, 2008

Lëndohen 15 shtetas të Maqedonisë në një fatkeqësi komunikacioni në Austri


Një fatkeqësi e rëndë komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të qytetit austriak Grac në të cilën janë lënduar 15 udhëtarë në një autobus danez i cili ka transportuar shtetas të Maqedonisë, ka deklaruar policia austriake.

Sipas kumtesës së policisë dhe Kryqit të Kuq, autobusi ka rënë nga ura në autostradën "Pirnautoban" A9, për shkak se me siguri e ka gabuar daljen drejt tunelit dhe shumë shpejt ka hyrë në rrugën.Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Aleksander Lang, deklaroi se 15 udhëtarë janë lënduar prej gjithsej 45 udhëtarëve, prej të cilëve tre janë lënduar më rëndë. Asnjë person, siç qëndron në kumtesën, nuk ka marrë lëndime të rrezikshme për jetë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin në Grac ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Friday, January 4, 2008

Zbardhet identeti i policit të vrarë




Pjestari i njësitit policor “Tigrat“, Zoran Markovski(40) nga fshati Milladinovc i Shkupit është polici i vrarë dje pasdite në lagjen Autokomandë të Shkupit nga një sulm i armatosur nga persona ende të panjohur, njofton agjencia INA.

Dy policët e tjerë të plagosur janë M.S(36) dhe G.M (35). Patrulla e kësaj ekipi policor që po kthehej nga terreni ishte sulmuar me breshëri armësh automatike nga një autoveturë në lëvizje në lagjen Autokomandë në dalje të Shkupit. Autovetura e tipit “Opel Vectra” nga u sulmua policia është gjetur më vonë në dalje të lagjes Hasanbeg rrugës për në fshatin Haraçinë. Në autoveturë policia ka gjetur një raketahedhës, dy pushkëautomatike, një pushkëmitralozë dhe armatim të llojeve të ndryshme. Policia bëri të ditur sot se po vazhdon hetimet në kërkim të autorëve të sulmit të policisë. “Policia po vazhdon hetimet intensive, mirëpo deri tani nuk ka elemente të reja”, theksoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, njofton agjencia INA. Pjestarët e policisë së Maqedonisë në shumë raste kanë qenë viktima, mirëpo deri tani nuk është zbuluar asnjë nga autorët e vrasjes, duke filluar nga vrasja e trefishtë e tre policëve në hyrje të fshatit Haraçinë në vitin 2000. Muajin e kaluar u vra një pjestarë i policisë për ndërhyrje të shpejtë në një lokal nate në Shkup, pas një zënke me kolegë të tij.

Tuesday, January 1, 2008

Vritet një shqiptar në Çair




Në lagjen Çai
r të Shkupit, herët në mëngjes rreth orës 04:00, është vrarë 44-vjeçari Shaban Ibishi, njofton Ministria e Brendshme.

Siç bëhet e ditur, vrasja ka ndodhur në rr. "Cvetan Dimov" nr. 145 në Shkup, kur kryerësi i panjohur nga me armë zjarri, me siguri pushkë automatike, ka shtënë drejt Ibishit, në momentin kur ai ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij.Ibishi me veturë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup, ku është konstatuar vdekja e tij.Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekip i SPB-së së Shkupit, në prani të gjykatësit hetues dhe zëvendësprokurorit publik, me urdhër të të cilëve trupi i të vrarit është dërguar në autopsi. MPB-ja e Shkupit i ndërmerrë të gjitha masat për gjetjen e kryerësit dhe për ndriçim të përgjithshëm të rastit.