Këngëtarja islandeze Bjork, gjatë një koncerti në Tokio, ka bërtitur “Kosovo, Kosovo”, ndërsa sipas disa të pranishmëve ajo disa herë e ka përsëritur se “Kosova duhet të jetë e pavarur”.
Pas kësaj, ajo ka theksuar fjalët “Kosovo, Kosovo!”, derisa vokalet përcjellëse kanë filluar të lëkundin disa flamuj të kuq, që kanë lënë përshtypjen e flamurit shqiptar. Bjork më pastaj i është drejtuar me këto fjalë: “Kosova duhet të jetë e pavarur, serbët nuk meritojnë të qeverisin me Kosovën”, ka bërë të ditur një burim për gazetën sërbe “Blic”.
No comments:
Post a Comment