Monday, February 4, 2008

A mund të blihet shëndeti?

Fituesi i 19 milionë funteve britanike në Lotarinë Kombëtare do t’i këmbente të gjitha ato para për shëndet dhe jetë të gjatë sepse, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk do të arrijë as t’i shpenzojë ato. Në fakt, Stephen Smith, portieri 58-vjeçar i spitalit, vuan nga artriti i rëndë dhe sëmundja e enëve të gjakut, të cilat kanë arritur deri në atë gjendje sa që aim und të vdes çdo minutë. “Në mua dëgjohen tik-taket e bombës së kurdisur”, ka thënë Smith dhe ka shtuar që do të jepte çdo gjë që të mund të jetonte më gruan e tij Idan, në një banesë njëdhomëshe.

“Do të duhej të isha i lumtur, por jeta ime është ferr. Në varreza nuk ka pazare, apo jo? Atje nuk mund të shpenzoj paratë, e unë dua që ato t’i shpenzoj me gruan Idan. Dua të jetoj aq gjatë sa të shoh se si i shpenzojnë nipat e mi të vegjël paratë, pas martesës së tyre”, thotë Smith. Për shkak të sëmundjes së tij, Smith nuk mund të planifikojë blerjen e vilave luksoze e as udhëtimeve ekzotike, sepse nga spitali i parë nuk guxon të jetë më larg se 30 minuta. Gjatë muajit shkurt, milioneri i ri duhet të shkojë në konsultim me kirurgun që të shoh nëse mund të kryejë operacionin e enëve të gjakut.

No comments: