Megjithatë, skenat kryesore të filmit rikrijojnë ngjarjet më të rëndësishme në jetën personale të Putinit, si takimi i parë me gruan e tij, Ludmila, martesa e tyre në vitin 1983 dhe largimi në Drezden të Gjermanisë, ku ai punoi për KGB-në. Mediat ruse raportojnë se filmi ka 5 vjet që ka përfunduar, por Kremlini vendosi ta nxjerrë në treg vetëm tani, që Putin do të largohet nga posti i presidentit, pas përfundimit të mandatit të tij. Në arenën ndërkombëtare, shumë pak dihet mbi jetën private të presidentit. Gruaja e tij, Ludmila, shfaqet shumë rrallë në publik, dhe nëpër media ka shumë pak fotografi të dy vajzave të tij, Maria dhe Katerina. Producenti Anatoly Voropayev ka deklaruar se prodhuesit e filmit nuk janë konsulutuar me Kremlinin për realizimin e tij, megjithëse një gjë e tillë është e vështirë të besohet, kur Rusia ndodhet nën regjimin autokratik të “carit” të shekullit të 21-të, Vladimir Putin.
Sunday, February 10, 2008
U inçizua film për Vladimir Putinin?
Posted by
Rina TURKESHI
at
Sunday, February 10, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment