Friday, February 15, 2008

Madona për 5 milionë dollarë në Mal të Zi

E pazëvendësueshmja kralicë e pop-muzikës MADONA, nga fundi i verës për pesë milionë dollarë do të debiton në një nga plazhet e Budvës, bëjnë të ditur mediumet e Malit të Zi.


Madona, që këtë vit me tur të madh festoon 50-vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e saj në skenë do të këndojë në vendin e njejtë ku para disa kohë u prezentuan edhe Roling Stonat. Duheshte vetëm një muaj bisedime si dhe 5 milionë dollarë që kralica në suaza të turit të saj të vizitojë edhe Malin e Zi.


Një rol të rëndësishëm në sjelljen e madonës në mal të Zi luajti edhe Maroviq, nënkryetari i Partisë Demokrate të Socialistëve të Malit të Zi, i cili e bindi Madonën të pranojë ofertën për një kohë shumë të shkurtër.


Koncerti do të jetë nga fundi i gushtit apo javën e parë të Shtatorit. Informata të tjera nuk jepen…

No comments: