Tuesday, May 6, 2008
Friday, March 21, 2008
Tatuzhi i vitit

Me shume adhurues te tatuazheve jane te rinjte. Meshkujt preferojne qe ne trupin e tyre te kene shqiponje, gjarper,shigjete etj, nderkohe femrat :nje delfin, zemer, akrep pra varesisht nga shija.
Por nuk do te thote se pleqte nuk i duan tatuazhet.
Zakonisht pleqte preferojne nje tatoo ne dore apo ne kembe. Por sa u perket pleqve tullac, ky eshte tatuazhi me i dashut per to, madje kohene e fundit ky eshte tatoo-ja me trendi. Do te thonit c'ne ne koke, epo kjo eshte moda dhe nese doni te jeni ne hape me kohen, urdheroni e bejeni.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Friday, March 21, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Monday, March 3, 2008
PROverba për FeMrAt

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
Frashëri
Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.
Balzaku
Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.
Rumune
Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Uajldi
Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.
Rihteri
S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.
A.Dode
T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.
Publie Sir
Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.
DeGoli
Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.
Lebruni
Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.
Montenji
Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.
Bajroni
Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.
Kolinsi
Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.
Bajeri
Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.
Konfuçi
Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
Pitigrili
Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.
Volteri
Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.
Deveji
Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.
Niçe
Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.
Euripidi
Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.
Taso
Posted by
Rina TURKESHI
at
Monday, March 03, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Sunday, March 2, 2008
Proverba nga lëmia e DITURISË
Sytë dhe veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar.
Herakliti
Rezultati më i rendësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetëvetes.
E. Fisheri
Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetën. Ai është vetë jeta.
Deveji
Arsimimi është bimë e tmerrshme që nuk qet gjethe dhe nuk lulëzon, në qoftë se nuk e ujisim me lot e gjak.
Grafi
Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu.
Hygo
Ku s'ka bukë s'ka arsim, por nëse s'ka arsim s'ka as bukë.
Hebreje
Mos iu frikëso të arsimuarit, as të paarsimuarit, por vetëm të gjysmarsimuarit.
Kurani
Atë që dimë është një pikë uji, atë që nuk e dimë është një det.
Njutoni
Vetëm këtë di, se asgjë nuk di.
Sokrati
Më i dituri është ai që nuk mendon fare se mund të jetë ai.
Boalo
E dimë ç'jemi, por nuk dimë ç'mund të bëhemi.
Sbekspiri
Ai që nuk di flet; ai që di heshtë.
Lao Ce
Dituria e bën njeriun të lirë, por jo edhe të lumtur.
Reinarku
Dituria mund të fitohet duke shfletuar libra e libra, por nëse nuk përdoren drejt, mund të mbeten pemë pa frute.
Lihtenbergu
Dituria arrihet duke vuajtur dhe bëhet ligj i jetës e mjet i shpëtimit.
Eskili
Asnjë dijetar s'ka dëshiruar kurrë të jetë më i ri se ç'është.
Suifti
Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie
Hegeli
Posted by
Rina TURKESHI
at
Sunday, March 02, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Thursday, February 14, 2008
MILLER paiset me patentë shoferi
Sienna Miller është duke festuar, pasi që me sukses të madh ka kaluar testing e ngasjes së veturës. Aktorja simpatike, Miller, me sa duket më nuk do të ketë nevojë të vrapojë pas taksive apo autobusëve, pasi që dje ka arritur të kalojë me sukses testing e vozitjes. Ylli i “Factor Girs” e cila dy herë më parë ishte rrëzuar nga provimi për patentë shoferi, dje me sukses arriti ta kalojë, dhe se tash ka filluar të vizitojë ueb faqet e ndryshme të internetit, që merren me shitjen e ve
turave luksoze.
Thuhet se ajo është e interesuar të paguajë më shumë se 60.000 dollarë, për një veturë luksoze. “Herën e parë u rrëzova nga testi pasi që nuk i dija disa pyetje, kurse herën e dytë gjatë vozitjes nuk isha e kujdesshme, pasi që nuk e shikova në këndin e vdekur”, u shpreh bukuroshja Miller. Aktorja 26 vjeçe, ishte e vendosur të paiset me patentë shoferi, pasi që javën e kaluar tërë kohën ka qëndruar e mbyllur në shtëpi duke mësuar.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Thursday, February 14, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Thursday, February 7, 2008
Nuk ke celular? Asgjë nga WC-ja?
Procedura është e thjeshtë: “nëse doni të shkoni në WC, duhet që në këtë numër të lëshoni një SMS me fjalët “Hapu”, kuptohet në gjuhën përkatëse, finlandeze”.
Idea bazohet në atë që, ai i cili do të dërgojë mesazh nga celulari i tij do të duhet të jetë më i vemëndshëm për shkatrim të WC publike, si dhe nuk do të duhet personel në hyrje.
Por, çka nëse keni nevojë të madhe për të shkuar në toilet, dhe celularin nuk e keni me vete, ose edhe nuk keni bateri?? Ose nuk keni “kredi” në llogarinë tuaj. Idea është e shkëlqyer, por le t’ja lemë kohës…
Posted by
Rina TURKESHI
at
Thursday, February 07, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Meny që flet!
Menyja që flet është përkushtuar për njerëzit që nuk shohin apo
Kryesisht, bëhet fjalë për meny elektronike, e cila madhësi është sa një libër standard, kun ë të është instaluar çip.
Idea u zhvillua që kur Xhesika Mekvitni, e çoi tezen e vet në drekë në një restorant. Por ato që të dyja nuk mund të lexonin se çka ka në meny.
Xhesika ka pasur anomaly në sytë, ndërsa tezja e saj i
Menyja që flet ka 15 butona dhe tekst shtesë. Në menynë ka edhe ndëgjuese, kështu që njerëzit mund të porosisin hajen e dëshiruar.
Kur mysafiri do të bëjë porosinë, ndizet një dritë e cila e thret kamarierin. Menyja kushton 300 dollarë, por do të duhet të jetë në ndihmë të madhe për njerëzit me të cilën kanë probleme me shikimin.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Thursday, February 07, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Wednesday, February 6, 2008
Sa të rosh të dëgjosh (I gjallë, apo i vdekur ?)
Një hungarez 6 vite është fshehur që ta bindë një kompani sigurimi se është i vdekur. Në fund, si duke të gjithë i kanë besuar, përveç kompanisë të sigurimit, e cila për këtë gjë e ka informuar edhe policinë.
Burri nga Hungarija 6 vite është fshehur, me qëllim që të fitojë sigurim jetësor prej 100.000euro.
Policia hunagreze dhe ajo Çeke pas 3 vite punë, më në fund kanë arritur ta zënë hunagrezin për të cilin është pretenduar se është i vdekur.
”I vdekuri” është fshehur në një vend sezonal në Çeki, në një fshat të largët e të varfër.
Hunagarezi në vitin 2001, duke surfuar në Krit është rrëzuar dhe mendohej se ka vdekur. Kështu pas një kohe, gruaja e vet e paraqet si të vdekur. Por, “I vdekuri” me not është afruar deri në breg e mandej përmes Italisë arrin në Çeki.
Qeveria greke e shpalënn të vdekur, por kompania greke për sigurim e cila duhet të paguante shumën nuk besonte në një gjë të tillë.
Renci tani ndodhet në burg, ndërsa padi penale është ngritur edhe për gruan dhe dy shokë të tij.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Wednesday, February 06, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Tuesday, February 5, 2008
10 – vjeçarja me diplomën e veterinarisë
Veterinerët në një klinikë janë habitur me një prej asistenteve të tyre, e cila është e aftë të kryejë operacione mbi kafshët edhe pse është vetëm 10 vjeç. Courtney Oliver sapo përfundoi kolegjin për këtë profesion diku në SHBA. Ajo ka një certifikatë si asistente veterinere. Brenda 8 muajve, Courtney mori të njejtën certifikatë si kolegët e saj.
Ajo thotë se ky është profesioni që ka dashur të bëjë që herët në jetë. “Kam një qen dhe dy brejtës dhe mendova se nëse kam shumë kafshë, për se të mos punoj me to”, thotë ajo. Provën e parë të frikës ndaj gjakut e kaloi. Mentorja e saj, doctor Michelle Shoemaker thotë : “Ajo është e mahnitshme. Është një vajzë e mrekullueshme. Gjithmonë ka qenë shumë e zgjuar”.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Tuesday, February 05, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Hotel fluturues
Për dallim nga raketa e cila është për misione mbrojtëse, kjo fluturuese gjigante pas vetes nuk do të nxjerrë tym. Fluturuesja, e cila është dizajnuar për 40 udhëtarë do të shërbejë për “shëtitje” nëpër botë.
Hoteli fluturues, i njohur si “Manned Cloud”, siç tregojnë dizajnerët ka kapacitet që disa ditë të fluturojë, (rreth 50.000 km) kuptohet duke mos pasur nevojë për benzin apo diçka tjetër.
Hoteli posedon 20 dhoma super të rregulluara dhe secila me pamje jashtë, pra duke pasur mundësi të shihet toka. (pra do të përmbajë 15 vetë personel si dhe diku rreth 40 mysafirëve).
Në pjesën e parë të hotelit janë restoranti, biblioteka dhe fitness klubi. Në katin e dytë gjenden 20 dhomat, terasat si dhe baret. Fluturuesja lëviz përmes dy motorëve.
Nëse dëshitoni të paraqiteni për një shëtitje të tillë, duhet të prisni deri në 2020, kur edhe do të jetë gati kjo fluturuese.
“Qëllimi kryesor i projektit është që tju mundësohet udhëtarëve të shikojnë vendet e shkëlqyeshme siç janë Tajlandi, Karibet etj.
Çmimi për një natë fletjeje akoma nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, nuk do të jetë e arritshme për shumë xhepa. Pra, do të jetë diçka e mirë për VIP-at të cilët nuk i duan kamerat
Posted by
Rina TURKESHI
at
Tuesday, February 05, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Alo, stilolaps?
Trendi për telefon miniaturë vazhdojnë më tutje.
Edhepse më përpara ekzistonin koncepte që tregonin telefona celularë në formë të stilolapsit, prapseprap ky telefon celular mbetet më i vogli midis të gjitha prototipeve.
Prodhuesi akoma është mister, dhe nuk do të tregojë identitetin e dizajnit që fshihet në këtë prodhim.
Ky telefon akoma është në fazë përfundimtare, ku dizajni quhet “dizajni A”.
Telefoni do të jetë i pasur me Bluetooth ndëgjuese, por për ata që mendojnë se kjo nuk është diçka risi, ofrohet mundësi edhe për “shfrytëzim klasik”. Pjesa lartë është ndëgjuese, ndërsa pjesa e poshtme- maja është mikrofoni.
Gjithashtu, telefonin mund ta shfrytëzoni edhe si stilolaps të thjeshtë.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Tuesday, February 05, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Friday, February 1, 2008
Çmimet e restorantit sipas gjatësisë së fëmijëve

Një restorant në
Posted by
Rina TURKESHI
at
Friday, February 01, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Saturday, January 26, 2008
Thumbelina , Kali me i vogel i botes
Thumbelina, kali (femer) 5 vjecar eshte 43 cm i gjate dhe peshon 27.2 kg, eshte cilesuar si kali me i vogel ne bote. Kuajt e moshes se Thumbelinas afersisht peshojne 113.4 kg dhe me nje gjatesi prej 86.4 cm.
Kuajt ne pergjithesi jetojne afersisht 35 vjet, por Thumbelina duke qene teper e vogel, jo me shume se 17.
Eshte e mundur qe te ngelet shtatzene dhe te linde vogelushet e saj, por pronaret e saj nuk e duan nje gje te tille. Z. Goessling tha: Mund te kete komplikacione gjate shtatzanise dhe mendojme se eshte me mire ta parandalojme kete rrezik.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Saturday, January 26, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete
Hulumtuesit kane gjetur drurin me te vjeter
Hulumtuesit e fosileve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur drurin më të vjetër në botë , e ngjashme me një palmë gjigante e llojit të quajtur Wattieza, e cila ekziston qysh para 380 milion vjetëve.
Në formimin e pyjeve të para këta drunj duhet ta kenë ndryshuar sistemin e Tokës duke krijuar tipe të reja të mikro ambientit për insekte dhe bimë të reja, duke larguar sasi të medha të karbonit-ka thënë patologia Christopher Berry Cardiff e Universitetit të Uellsit.
Thuhet se ky lloj druri është shfaqur para paraqitjes së dinosurëve dhe gjatësia e tij është 8 metra ,fosil i modelit të përzier.
Posted by
Rina TURKESHI
at
Saturday, January 26, 2008
0
comments
Labels: kurjozitete







