Gjenerata e tretë e Scenic pritet të prezentohet së shpejti, i cili si konkurrent do të ketë modelin e Citroenit C4 Picasso. Siç shihet se Renaulti seriozisht e ka marrë këtë punë dhe që në pamje të parë shihet se seriozisht janë munduar për pamjen e Scenikut të Ri.
Sa i takon pjesës së përparme shihet se ngjason në Renault Lagunën e Re, parasëgjithash te dritat, ndërsa prapa shihet gjatësia e zgjatur. Ajo që është risi, ka të bëjë me dyert e Scenikut të Ri e cila sipas planifikimet duhet të jetë me dyer – lëvizëse, por akoma nuk dihet sigurtë.
Ajo që është e sigurtë është se Renaulti u tërhoq nga dy modele, duke aluduar në Skenik dhe Grand Skenik, dhe kështu që Skeniku i Ri do të jetë mes midis dy modeleve të përmendura.
Në të mund të hyjnë pesë udhëtarë, ndërsa oferta për hapësirë si për udhëtarët ashtu edhe për çantat do të duhet të jetë e pasur. Në Skenikun e Ri do të ketë mundësi të ndryshme të motorëve, por maja e ofertës do të jetë motori dizel prej 2.0 kubikëve, pra dci me 175 KF.
No comments:
Post a Comment