Tuesday, February 26, 2008

TAMARA, VERCAK DHE ADRIAN GAXHA DO TA PERFAQESOJNE MAQEDONINE NE EVROSONGUN E SIVJEM

Kompozicioni me titull “Në emër të dashurisë”, intepretuar nga Tamara, Vërçak dhe Adrian Gaxha u zgjodh kënga që do ta prezantojë Maqedoninë në festivalin muzikor evropian në Beograd.



Në emër të dashurisë" me kompozim dhe orkestrim nga Rade Vërçakovski-Vërçak dhe e interpretuar nga vetw ai, Adrian Gaxha dhe Tamara Todevska do të përfaqësojë Maqedoninë në "Eurovizion 2008" që do të mbahet në 20, 22 dhe 24 maj në Beograd.
Maqedonia do të konkurrojë në datën 22 maj, në natën e dytë të gjysëm-finales me 14 vende të tjera, për të hyrë na natën finale në 24 maj ku do të shpallet edhe fituesi i "Eurovizionit".

Në festivalin e organizuar në Shkup ishte garuese edhe këngëtarja shqiptare Altuna Sejdiu - Tuna me kompozimin “Kërkoj pa zë”.

No comments: