Thursday, February 7, 2008

Delta e Re do të debiton në Gjenevë

Së shpejti modeli më i ri, me shumë tituj dhe plasmane të fituara do të arrin majat e suksesit si dhe do të hapet një kapitull i ri. Fjala është për modelin siç e cekëm edhe më lartë, pra bëhet fjalë për modelin më të ri të Lancia-s, të quajtur Delta.

Edhe pse do të prezentohet shumë shpejt, nuk dihet saktë data për hyrje në salonet e shitjes. E sigurtë është se do të bazohet në FiatBravon, por me enterier shumë të pasur dhe më kualitativ, kështu që do të mund tu konkurrojë BMË 1 dhe Audi A3.

Paralajmërimet janë se në brendësi do të mbajë: lëkurë, detaje alumini, audio sistem Bose, sistemin më të ri multimedial Fiat-Blue&Me, dhe shumë karakteristika të tjera.

Oferta e motorëve do të jetë në frymën e luksit. Do të starton me motorët benzin 1.4 me turbo T-Jet me 120 dhe 150 KF, mandej 1.6 turbodiesel Multijet motorin, si dhe shumë të njohurin 1.9 turbodiesel multijet me 150 KF, dhe ate benzin me 200 KF. Sa i takon çmimit është pak herët të flitet.


Siç shihet edhe nga fotografitë, do të jetë shumë sportiv, siç i ka hije një Lancia.

No comments: