|
Argëtim Fida, kryetari i komunës së Dibrës me fjalë dhe vid- eosllajde informoi për sukseset dhe se ku janë harxhuar mjetet buxhetore për vitin 2007,duke vazhduar se, “Buxh- eti për vitin 2007 ka qenë 2 milionë e 194 mijë euro. Komuna e Dibrës ishte ndër të parat që hyri në fazën e dy- të të decentralizimit”.
Ai më tej, shtoi se,”Sukseset e admi- nistrates komunale dallohen për efektivitet në punë dhe trajnime. Njësia komunale nëpërmjet projekteve të politikës sociale organizoi punë publike për punëtorë sezonalë. Njës- ia për buxhet,financa,tatime dhe zhvillim ekonomik lokal kreu me sukses mbledhjen e taksave dhe ato t’i shpenzoi me nikoqirllëk dhe në të mirë të qytetarëve.
Zyra për mbështetje arsimit realizoi me sukses përgatitjet për kalimin në shkollim fillor nëntëvjeçar.U hap Zyra për mbështetje biznesit. Konsolidimin dhe pajisjen e Njësisë së zjarrfikësave dhe punën efektive gjatë verës në shuarjen e zjarreve”
Lidhur me bashkëpunimin në planin ndërkombëtar , Fida theksoi takimet me ambasadorët e BE,SHBA, Gjermanisë,Hollandës,Zvicrës, Bullgarisë, Belgjikës, vëllazërimin me Komunën e Gjakovas-Kosovë dhe me Komunën Llom-Bullgari. Duke folur për Ndërtimet infrastrukturore ai përmendi, ndërtimin e Bulevardit “Ilyria” si ndërtim historik dhe shumë i rëndësishëm për komunën me dy unazat dhe rrugën Kongresi i Manastirit”. Pllakëzimet e rrugëve dhe rrugicave në qytet dhe fshatra. Kanalizimet fekale, të ujërave atmosferike dhe ujësjellësin në fshatin Otishan.
Planifikimet urbanistike, planet detale urbanistike dhe planet urbanistike të Zonës industriale dhe turistike te fshati Kosovrast. Projektin për shenjim e sinjalizim të komuniacionit. Në aspektin kulturor e sportiv , Argëtim Fida vuri theksin në mbajtjen tejet të suksesshme “Ditët e kulturës-Dibra 2007”, ku pati një sërë aktivitetesh kulturore e sportive dhe Festivalin ndërkombëtar “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2007”.
Ai përmendi sukseset dhe garat ndërkombëtare të Klubit për kajak dhe kanu “Radika”, garat ndërkombëtare në pingpong, garat në futboll të vogël etj.U realizua edhe faza e dytë e rikonstruksionit të Hamamit të qytetit, hapja e ekspozitave të artit , koncerti rinor “Haki Stërmilli” dhe koncerti hepeninng me 20 këngëtarë të shquar të muzikës argëtuese”, tha në fund Argëtim Fida duke premtuar se këto suksese në vitin e ardhëshëm do të jenë edhe më të mëdha.
No comments:
Post a Comment