Për dallim nga raketa e cila është për misione mbrojtëse, kjo fluturuese gjigante pas vetes nuk do të nxjerrë tym. Fluturuesja, e cila është dizajnuar për 40 udhëtarë do të shërbejë për “shëtitje” nëpër botë.
Hoteli fluturues, i njohur si “Manned Cloud”, siç tregojnë dizajnerët ka kapacitet që disa ditë të fluturojë, (rreth 50.000 km) kuptohet duke mos pasur nevojë për benzin apo diçka tjetër.
Hoteli posedon 20 dhoma super të rregulluara dhe secila me pamje jashtë, pra duke pasur mundësi të shihet toka. (pra do të përmbajë 15 vetë personel si dhe diku rreth 40 mysafirëve).
Në pjesën e parë të hotelit janë restoranti, biblioteka dhe fitness klubi. Në katin e dytë gjenden 20 dhomat, terasat si dhe baret. Fluturuesja lëviz përmes dy motorëve.
Nëse dëshitoni të paraqiteni për një shëtitje të tillë, duhet të prisni deri në 2020, kur edhe do të jetë gati kjo fluturuese.
“Qëllimi kryesor i projektit është që tju mundësohet udhëtarëve të shikojnë vendet e shkëlqyeshme siç janë Tajlandi, Karibet etj.
Çmimi për një natë fletjeje akoma nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, nuk do të jetë e arritshme për shumë xhepa. Pra, do të jetë diçka e mirë për VIP-at të cilët nuk i duan kamerat
No comments:
Post a Comment