Showing posts with label Gazeta Shqip- Maqedoni. Show all posts
Showing posts with label Gazeta Shqip- Maqedoni. Show all posts

Wednesday, June 11, 2008

Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Instituti për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve mbajti akademi solemne




SHPALOSET FLAMURI I CILI ËSHTË NGRITUR PARA 40 VITESH

Instituti pėr Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore tė Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror tė Tetovës (USHT), mbajti akademi solemne kushtuar 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Me këtë rast u shpalos flamuri ynë(kuq e zi) i cili ishte i fshehur qysh prej vitit 1968 në shtëpin e mësuesit të historisë Ruzhdi Ahmeti. Në këtë vit mësuesi Ahmeti flamurin e çoi në shkollën fillore ” 25 Maji” në Shkup, si pasoj e së ciliës edhe u burgos. Dhe ja pas 40 vitesh flamuri filloi sërisht të valojë dhe atë në ditën e shënimit të 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenint pikërishtë në Institutin për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Mirushe Hoxha, drejtoreshë e Instituti për Trashegimi Kulturore e Shpirterore të Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” para të pranishmëve theksoi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit është simbolika e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, që në periudha të ndryshme merr dhe trajta të ndryshme të vetëmanifestimit. Janë të shumta këto trajta të vetėmanifestimit të mirëfilltė të dinjitetit kombëtar: flamuri kombëtar, emri, persekutimet për arsye tė dinjitetit kombëtar. Gjithashtu , krijimi institucional i bërthamës kombëtare përmes argumenteve shkencore në një shtet demokratik-që është mision i Institutit “Pjetër Bogdani”, tha ndër të tjera Mirushe Hoxha.

Në akademinë solemne me kumtesa u paraqitėn prof.dr.Vebi Xhemaili, historian, prof.dr.Fejzullah Shabani, prof.dr.Nexhat Abazi, magjistër Besnik Emini, prof.dr.Nebi Dervishi, kryetar i Shoqatës sė Historianëve Shqiptar në Maqedonisë (SHHSHM), dhe prof.dr.Nuhi Vinca.

Në emër të historianve foli prof.dr.Vehbi Xhemaili i cili elaboroi “Raportet e konsujve ndaj Lidhjes së parë të Prizrenit” dhe mes të tjerash tha:” Edhe në shqiptarët këtu në Maqedoni sot kemi fatin që këtë ditë të madhe ta kremtojmë pikërisht në monument të rëndësishëm për ne, pikërisht në Institutin për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, e cila ka rol domunues në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe gjenezës shqiptare”, tha kryetari i historianëve të Maqedonisë, Xhemaili.

“Jemi mbledhur për të kremtuar 130 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit datë kjo mjaftë me vlerë për ne.Lidhja shqiptare e Prizrenit shënonte fazën më gjallëruese të veprimtarisë politike atdhetare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Idet e programit politike të Lidhjes së Prizrenit në fakt kanë qenë ide më të organizuara gjer në atë përiudhë ku është në pyetje lufta dhe kërkesa e shqiptarëve për një shtet sovran dhe të pavarur.”, tha prof.dr.Fejzulla Shabani.

Ndërsa prof.dr Nexhat Abazi lexoi disa fragmente nga punimi shkencor “Projekti arsimor i Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas tij, si shumë ngjarje të rëndësishme revulucionare në Evropë dhe shumë të tjera të cilat patën një përgaditje të fuqishme ideologjike e arsimore poashtu edhe Lidhja e Prizrenit kishte një mbështetje ideore filozofike dhe arsimore-iluministe të bazuar në periudhë demokratike.

Para auditoriumit u paraqitën kori i Universitetit Shtetëror tė Tetovës (USHT) dhe violinistët Blerim Grubi dhe Sihana Badivuku.

Me rastin e shënimit të 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit gjithashtu në Qendrën Teatrore për fëmijë dhe në Shtëpinë e Jashar bej Kumbarajve në Shkup, Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni, mbajtën tribunë shkencore me çrast para auditorit u paraqitën: Ali Vishko, Shukri Rahimi, Muzafer Bislimi, Qerim Lita, Skender Hasni, Ilmi Veliu dhe Fati Iseni.

Sipas tyre, qëllimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte formimi i shtetit autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otomane të Prizrenit , Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

SHIFRA ALARMANTE TË KEQPËRDORIMIT TË FËMIJËVE


SHIFRA ALARMANTE TË KEQPËRDORIMIT TË FËMIJËVE

TË MITURIT I KA KAPLUAR BRENGA SE SI TË SIGUROJNE KAFSHATËN E BUKËS

Gati 18 000 fëmijë në Maqedoni nuk janë të involvuar në sistemin arsimor ndërkohë më pak se 1000 fëmijë janë në rrugë, duke jetuar pa strehë mbi kokë dhe pa prindër.

Fëmijët gjithnji e më tepër janë pjesë e keqpërdorimit si pasoj e punës. Tashmë për ta rini është shëndruar në jetë të vrazhdë të cilën e dirigjojnë prindërit e tyre.

Një ndër rastet më ekstreme që dëgjuam ishtë pikërisht një prind nga Tetova i cili e tregtoi vajzen e tij nëntë vjeçe. Si pasoj e gjendja së vështirë materjale e dërgoi vajzën e tij të punoj në një kafene si ndihmëse e mysafirëve e cili detyrohej që për çdo natë të pij madje edhe alkohol.

Shumë shpesh shohim fëmijë që punojnë punë të ndryshmë madje edhe të rënda të cilat janë të ndaluara me Konventën për të drejtat e fëmijëve.

Shohim fëmijë që punojnë si ndihmës-puntor pra ata marrin pjesë drejtpërdrejt në ndërtimin e ndonjë objekti.

Sa e sa fëmijë shesin në rrugë me qëllim që të sigurojnë kafshatën e gojës familjarëve.

Nëntë vjeçari S.M cdo ditë shet akullore në një nga lagjet e qytetit.

“Në mëngjes shkoj në shkollë, dhe pasi të kthehem e zëvndësoj nënën, ajo shkon në shtëpi ndërsa unë shes, sepse ajo duhet të përkujdeset për dy vëllezërit më të vegjel. Nuk e kam punën shumë të rëndë por nuk kam kohë të mjaftueshmë për të mësuar dhe shpesh shkoj pa i bërë detyrat ndërsa mësuesja më qorton”, shprehet ai.

Më prekëse është se nga do që të kthehesh vërën fëmijë të cilët shesin në rrugë. Në Shkup ka më shumë se njëmijë fëmijë që shesin në lagje të ndryshme. “Vendi i punës”, është Ura e Gurit, Bit Pazari, Qendra Mavrovesja etj. Lagje këto të banuara me shqiptar dhe fatkeqësisht shumica e fëmijëve te mitur që shesin janë shqipfolës.

Voglushi 8 vjecari B.K. tërrë ditën shet çokollata dhe bombona. E pyetëm se pse nuk shkon në shkollë ai u përgjegj.

“Shollën e dua, por nuk mundem të shkoj. Jemi 6 fëmijë dhe duhet të punojmë, babain si pasoj e punës gati dy vite është invalid dhe na takon tash ne fëmijëve të punojmë”, bëri me dije voglushjarëve kafshatën e bukës, ndërkohë sytë të bënin të kuptosh se ai nuk trembej nga puna.

Ai sëbashku më vëllëzërit dhe motrën tërë ditën shesin dhe janë të kënaqur nga ajo që fitojnë.

“Shpesh herë qytetarët nuk janë të interesuar të blejnë, ne u vërsulemi pas, jo që e bëjmë prej qejfi por jemi të detyruar sepse nuk mund të kthehemi në shtëpi pa para. Ndërsa qytetarët shpesh nga këmbëgulja jonë, na japin para dhe nuk e marin çokollatën”, njohton motra 12 vjeçe e B.K nga Shkupi.

Organizatat joqeveritare reagojnë pasi edhe pse Maqedonia e ka nënshkruajt Konventën kundër keqpërdorimit në punë të fëmijëve, përsëri gjendja është mjaftë alarmante. Gati 18 000 fëmijë në Maqedoni nuk janë të involvuar në sistemin arsimor ndërkohë më pak se 1000 fëmijë janë në rrugë, duke jetuar pa strehë mbi kokë dhe pa prindër.

Monday, June 9, 2008

Historia e dhimbshme e familjes Luzha nga Shkupi




BUKËN E HA THATË, POR BIJËN NUK E LË PA ILAÇE

“Ajo është invalide, vuan nga epilepsia dhe ilaçet i ka të domosdoshme”, tha me lot në sy babai Jetishi.

Skamja dhe peripecit në jetë për familjen Luzha nga lagja ”Xhon Kenedi” në Shkupi, s’kanë të sosur.

Kryefamiljari Jetish Luzha ka punuar 2 vite në Zagreb dhe 26 vite në Beograd, gjatë luftës kthehet në Maqedoni dhe pas ca kohësh sëbashku me vajzën Shehide fitojnë shtetësinë e Maqedonisë.

Kjo familje pos gjendjes së vështirë ekonomike po ballafaqohet edhe me vështirësi të tjera.

Koço Lega banor i Shkupit, i ndihmuar nga avokati Vanço Shehtanski, pa pasur të drejtë mundohen ta marrin banesën e tyre, për të cilën dokumentat dëshmojnë të kundërtën. Aty vërtetohet se kjo pronë i takon familjes Luzha. Për këtë gjë janë ankuar edhe në gjykatë, por lënda e tyre për 2 vite ka ngelur në sirtar.

“Një qytetar maqedonas sëbashku me avokatin e tij, Vanço Shehtanski na mashtruan, ata e shitën banesën tonë pas shpine por ne pas shumë peripecive arritëm ta kthejmë sepse i posedojmë dokumentat të cilat e vërtetojnë se është banesa jonë. U ankuam edhe në gjykat por lënda gati dy vite është harruar nëpër sirtar. Koço Lega kur e morri vesh se nuk arriti të realizoj qëllimin e tij, erdhi në banesë dhe i prishi dyert, më në fund pas dëmit që na shkaktoi tentoi ta djeg banesën por ne intervenuam në kohë”, informoi Shehide Luzha.

Shehidja qysh e re ka ngelur invalide. Ajo tash është 38 vjeçe dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare.

Babai Jetishi shprehet se e ka të rëndë t’i siguroj ilaçet për bijën e tij, sepse ka 78 vjet dhe nuk ka fuqi për të punuar.

“E kam shumë të rëndë por sidoqoftë unë bukën e ha thatë dhe vajzën nuk e lë pa ilaçe. Ajo është invalide, vuan nga epilepsia dhe ilaçet i ka të domosdoshme”, tha me lot në sy babai Jetishi.

Ata jetojnë në mjerim, ç’do ditë e kalojnë me shpresë se ndoshta dikush do t’u sjell dic për të ngrën për të mbajtur vetën gjallë.

Të gjithë mirbërësit që duan ta ndihmojnë familjen Luzha mund ta gjejnë në lagjen “Xhon Kendi: rruga “Cvetan Dimov”, nr: 145 banesa 1/1- Shkup, apo mund të ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare në xhiro-llogarinë e tyre.(xh.ll. 300001000003203) Banka komerciale.

Sunday, May 11, 2008

Në Qendra Kulturore Rinore në Shkup





NIS VIDEOKLIP, PËRFUNDON FILM

“Mensur Kadriu është këngëtar dhe një ditë pasi u takuam më tregoi se dëshironte të përgadiste një videklip ndërsa unë ja tregova pikërishtë skenarin e filmit “Dëshmitar i Biri” dhe duke e shtjelluar këtë temë Mensuri ndryshoi mendjen vendosëm në vend të videoklipit të realizojmë film”, informoi regjisori i filmit, Mejdi Alidemi.

Të shtunën në ora 20:00, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup u shfaq premiera e filmit të parë shqiptar aksion-horor “Dëshmitar i biri”. Në film luajnë njëzet e dy aktor në mësin e të cilëve ka aktor profesional dhe student të aktrimit. Në rolet kryesore interpretuan: aktori, ideatori dhe producenti i filmit Mensur Kadriu, aktorët Diar Mani, Shukri Salihu, Gazmend Rexhepi, Emine Kadriu, Mejdi Alidemi i cili është edhe rregjisor i filmit, ndërsa në rolet dytësore luajtën: Sabrije Spahiju, Sami Mustafa, Ibrahim Qamili, Hasim Memishi , Besim Munishi, Naser Sulejmani, Tafa Iseni, Suad Sulejmani, Din Ramadani, Samet Rexhepi, Sabri Iljazi, Capi Dardhishta, Mensur Mamuti, Adem, Ramizi, Hazbi Ahmeti dhe Sadulla Rexhepi.

“Mensur Kadriu është këngëtar dhe një ditë pasi u takuam më tregoi se dëshironte të përgadiste një videklip ndërsa unë ja tregova pikërishtë skenarin e filmit “Dëshmitar i biri” dhe duke e shtjelluar këtë temë Mensuri ndryshoi mendjen, vendosëm që në vend të videoklipit të realizojmë film”, informoi rregjisori i filmit “Dëshmitar i biri”, Mejdi Alidemi.

Sipas tij, filmi kryesisht pasqyron një ëndërr të një djaloshi, i cili duke lexuar e kaplon gjumi. Ai ëndërron sikur që në moshë të rë disa kriminel ja vrasin prindërit para syve dhe pas 11 vitesh ai mundohet ti gjej vrasësit, blen edhe arrmë për tu hakmerrë. Vjen edhe ajo ditë kur ai i gjen vrasësit në pyell por të shëndruar në kukudh, pasi i vret ato, i del gjumi.

Filmi është realizur për dy vite, bëri të ditur rregjisori Alidem. Sipas tij, për financimin, montimin dhe idenë e filmit është kujdesur Mensur Kariu i cili në të gjithë trevat shqiptare tashmë nuk do njihet vetëm si këngëtar por edhe si aktor.

Ndërsa aktorja Emine Kadriu tha se rregjisori Mejdi Alidemi është një ndër kolegët me ide dhe energji më pozitive dhe se pa përkrahjen dhe punën e palodhshme të tij nuk do të mund të arrinim sukses.

Pritet që filmi aksion- horor “Dëshmitar i Biri” së shpejti të transmetohet në kinemat e Kosovës dhe Shqipëris, sepse një film i tillë u ka munguar publikut shqiptare.


Tuesday, May 6, 2008

Në Galerinë Kombëtare Çifte Amam në Shkup u kremtua 2 vjetori i themelimit të “Zgjohu”.



“ZGJOHU” ME PËRFAQËSI TË REJA

“Së shpejti do të hapim zyra në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Kumanovë, e cila do të jetë një nga sfidat më të vështira të lëvizjes”, tha kryetari i OJQ “Zgjohu” z. Grubi.

“Zgjohu” të hënën në Galerinë kombëtare Çifte Amam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit festoi ditëlindjen e dytë. Kremten e begatuan emrat e njohur të skenës polike, ambasadorë si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Zgjohu solli frymë të re, ajo gjatë dy viteve arriti të vetëdijësojë popullatën shqiptare në Maqedoni, ne ngelemi me shpresë se kjo rrugë që e hapi kjo lëvizje do të ndiqet edhe më tëj si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”, Artan Grubi.

Sipas tij, nuk do ngelet me kaq, fillimisht pas festimit të dyvjetorit, kjo organizatë do të angazhohet për motivimin e qytetarëve për të dalë në vend- votime, sepse vetëm atëhërë do të evitohen mundësitë e keqpërdorimit të votës.


“Viti i tretë i “Zgjohut” do të jetë vit i zgjerimit nëpër qytetet tjera shqiptare, sepse së shpejti do të hapim zyra në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Kumanovë, e cila do të jetë një nga sfidat më të vështira të lëvizjes”, tha kryetari i OJQ “Zgjohu” z.Grubi.

Ndërsa për rëndësinë dhe rolin që kanë OJQ- të në vend dhe gjetiu për ruajtjen e kulturës dhe traditën foli Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Ralf Bret.

“Përvjetori zakonisht është mundësi për të uruar dhe për të dëshiruar suksese dhe shëndet të mëtutjeshëm. Ndaj unë lëvizjes “Zgjohu” i uroj shumë suksese. Duhet potencuar se bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe mëtej, sepse shoqëria qytetare fiton shumë nga projektet që realizon kjo shoqatë”, tha në fund Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Bret, në fjalën e rastit.

Atmosferën e bënë edhe më festive tingujt e interpretur nga violinisti Blerim Grubi dhe kitaristi Dukagjin Ismaili si dhe këngët e kënduara nga grupi “Okteti plus” nga Prishtina.


Friday, May 2, 2008

Teatri Shqiptar i Shkupit



ME IMAZHTË RI


“Në këtë teatër nuk ishtë investuar as edhe një gozhdë gjatë 60 viteve të kaluara, ne renovuam cdo gjë, duke filluar nga hollet, dhomat e veshjes dhe c veshjes të aktorëve, dhomat e grimit, dhomat e pushimit dhe dhomat e fjetjes madje kemi një park mjaft joshës ndërsa për ketë faliminderoj Ministin e Ekologjisë, Xhelil Bajramin për ndihmën që na e ofroi”, tha drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

Teatri Shqiptar i Shkupit sezonin për vitin 2007 e mbaroi me shfaqjen “Kaligula” të Albert Kamysë, një shfaqje mjaftë e sukseshme, ndërkohë sezonin për vitin 2008 e filloi me shfaqjet “Nusja e Hasan Agës” e cila është legjendë e vjetër dhe shfaqja “ Sinfoni pa orkestër ” e regjisorit dhe autorit nga Shqipëria, Robert Budina.

”“ Vera e Ohrit” do ta përmbyll sezonin me Operën e parë të Shqiptarëve në Maqedoni që është në koproduksion mes Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe kompanisë Amerikane, ndërsa sezoni i vjeshtës do të filloj me shfaqjen “Halili dhe Hajria” nën regji të Kushtrim Bekteshit”, informoi Drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

Sipas tij, aktivitetet në teatrin shqiptar nuk kanë të sosur, pos punës së begatë artistike, ky teatrë tashmë ka marrë një pamje të re.

Organizata Joqeveritare Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së shpejti pritet të na ndajnë fond prej 400 mij $ për zërim dhe ndricim, me cka Teatri Shqiptar i Shkupit do ta ketë zërimin më të mirë në Evropë sepse bëhet fjalë për teknikikë të fjalës së fundit.

Së shpejti aktorët honorar do të marrin vendime bëri të ditur drejtori i këtij teatri.

“ Tani për tani ka 10 aktor të ri me honorar, vitin e kaluar 6 aktor morren vendime pune së shpejti pritet të marrin vendim edhe 10 aktor të tjerë, të gjithë të punësuarit në këtë institucion i gëzojnë të gjitha të drejtat,” nënvizoi drejtori Muzbajdin Qamili.

Teatri Shqiptar i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës mundësuan realizimin e një projekti mjaftë të nevojshëm për shqiptarët bëhtë fjalë pikërisht për Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skupi Fest”, i cili si “MOT”dhe “Vojdan Cernodrinski” synohet të bëhet tradicional

Ky festival tashmë gëzon edhe buxhetin e vet.

Thursday, May 1, 2008

Komuna e Sarajit nikoqire e pazëvendësueshëm për festën e puntorëve



1 MAJI, U SHËNUA ME HAPPENING MUZIKOR

“Është bërë tradicionale që vendet më të bukura të Sarajit të vizitohen shumë nga qytetarët, ne përvec bukurive natyrore që i ka dhuruar Zoti u munduam që pikërisht në Saraj të sjellim edhe një koncert madhështor ”, informoi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Fazliu.

1 maji është dita ndërkombëtare e puntorëve. Kjo ditë në shtete të ndryshme u kremtua ndryshe, diku me manifestime tradicionale, diku me protesta për rregullimin e kushteve të punës ndërkohë në disa vende 1 Maji është ditë e zakonshme pushimi. Në vendin tonë zakonisht si vitet e kaluara edhe këtë vitë u kremtua në natyrë, ku qyteatrët duke u relaksuar me familjen dhe të afërmit.

Nikoqir i pazëvendësueshëm për kremtimin e shumë festave e veçmas të festës së puntorëve njihet Komuna e Sarajit.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Bekim Fazliu, përgaditjet për pritjen e festës u bën qysh para një jave, vetëm e vetëm për të kënaqur vizitorët.

Në kuadër të kësaj dite, Rinia Demokratike Shqiptare në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, dje me fillim në orën 12:00 organizuan Happening muzikor me emrat më të njohur të estradës muzikore shqiptare.

“Besoj se të gjithë u kënaqën sepse ishte një spektakël i vërtet, prezantues ishte kantautori Avni Qahili ndërsa kënduan : Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, Rovena Stefa, Rezearta Shkurta, Ardian Gaxha, Labinot Tahiri, Bertani, Berkani dhe shumë të tjerë, të gjithë ata që ishin pjesëmarës mund tu tregojnë se sa janë argëtuar”, vijoi kryetari Fazliu.

Edhe vizitorët u shprehën të kënaqur me organizimin që ka bërë kjo komunë me rastin e festës së 1 Majit.

“Për 10 vite rradhazi piknikun e bëj në parkun e komunës, na pëlqen shumë mjedisi mua edhe familjes sime”, tha Nexhat Ibishi, banor i Shkupit, i cili dje kishte dal për piknik në Saraj.

“Unë kam familjar në Shkup, ndërsa jetoj në Prishtin, për çdo vit vij këtu për festën e 1 Majit, kështu kremtojmë bashkë me vëllezrit e mi por nuk është ky shkaki i vetëm që bëj piknikun këtu sepse unë mund ti marrë vëllezërit edhe në Prishtinë, por kjo anë metëvërtët ka bukuri të vecanta natyrore madje edhe koncerti na kënaqi shumë ”, tha Bekim Gashi mysafiri nga Kosova.

Komunën Saraj për festën e puntorëve, e frekuentuan jo vetëm qytetar nga Maqedoni, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Tuesday, April 29, 2008

Për 2 vite më rradhë akademiku Bedri Saracini kryen veprimtarin artistike, në Qendrën Tregtare- Ramstor

PORTRETET DHE KARIKATURAT SHITEN MË SHUMË


“Edhe pse më shumë kënaqem kur pikturoj, dy vitet e fundit për shkak të egzistencës jam detyruar të bëj portrete dhe karikatura sepse ato blihen më shumë nga qytetarët”, tha piktori Bedri Saracini

Pasi dola në pënsion, nuk mund t’ia dilja me aq pak të holla sa merrja, ndërkohë hapet Qendra Tregtare-Ramstor dhe vendosa të marrë një vend të vogël më qera dhe të ushtroj veprimtarin time, na informoi piktori nga Shkupi, Bedri Saracini i cili më se 41 vite merret me këtë lloj arti.

Siç shprehet ai, gjatë këtyre viteve ka punuar për të egzistuar sepse nuk mund t’ia dilte me pensionin.

“E gjeta këtë mënyrë të fitimit për ta mbajtur vetën dhe familjen gjallë. Edhe pse jam kundër pikturës së imponuar sic ishte rasti me mbretërit kur urdhwronin cka ata tw deshironi , ndwrsa piktori do duhej t’u pwrmbaheshin fjalwve tw tyre. Por s’kemi cka të bëjmë koha dhe gjendja financiare e ben të vetën”, vlersoi akademiku Saraçini.

Gjatë dyviteve që ushtron profesionin me në Qendrën Tregtare – Ramstor , ai ka shitur mbi 1600 portretë dhe karikatura.

“Klientët shumë rrallë blejnë piktura, ato janë të interesuar më shumë për portret dhe karikatura të cilat i shes me cmim mjaftë simbolik. Derisa kur punoja ne: Greqi, Turqi, Spanjë, Holandë e vende të tjera , ato i shitja më shumë se 50 euro, këtu një portret e shes për 20 euro ndersa postretet me ngjyra janw 25 euro. Qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se ky është një cmim mjaftë i kapshëm, pa marrë parasysh se cfarë është: pikturë, portret apo karikatuë ajo është kujtim qe nuk venitet”, vijoi piktori Bedri Saracini.

Adoleshenti , Artan Aliu shprehet i kënagur me karikaturën që ja ka bërë akademiku Saracini.

“Më pëlqën shumë por kjo nuk do të thotë sëpse jam i ri, të njejtën shije e kanë edhe familjarët e tjerë, kemi vendosur që të bëjmë nga një karikaturë për cdo antarë”, u shpreh Artani duke e shikuar karikaturën mjaftë I kënaqur

Jeta jo cdo herë e kënaq piktorin Saracini ndaj prehjen e gjen të piktura.

“Piktura më fle në shpirt dhe e punoj mjaftë më ëndje, ne piktorët atë që e ndjejmë mundohemi ta shprehim me brushë. Kohën e fundit më frymëzojnë më shumë ndryshimet atmosferike, vullkanet, erozionet, zjarri dhe ndryshimet globale”, tha për gazetën Shqip, piktori 68 vjecar.

Ai nga ngjyrat e ka dëmtuar edhe shëndetin por vullneti dhe dëshira e madhe për artin kanë ndikuar ai të mos heq dorë nga ky profesion.

Tuesday, April 22, 2008

Një delegacion nga Pulja qëndronë në Shkup


DITËT E KULTURËS SË PULJËS NË SHKUP

Minisria Rajonale për Mediteran, Silvija Godeli me bashkëpuntorët e saj, dje u takuan me Sekretaren Shtetrore, Elizabeta Kancevska Milevska dhe me udhëheqësen e Sektorit për Bashkpunim Bilateral ,Irina Krotkova. Ndërsa më pas vizituan Muzeun e Maqedonisë dhe patën takim me zëvendësministrin e kulturës, Sllobodan Despotovski.

Në ora 19:00 në Hamamin – Çifte, Ministria nga Pula, Godeli bëri hapjen solemne të “Ditëve të Kulturës së Puljës”.

“Bashkpunimi bilateral në sferën e kulturës është kompletuar. Ne nënshkruajtëm Memorandum Bashkëpunimi me Ministrin e Kulturës, prandaj shfrytëzojmë nga kjo, vendosëm që ditët e kulturës ti kremtojmë pikërishtë në Shkup, sepse kështu do të njiheni më për së afermi më kulturën dhe traditën tonë”, tha Ministria Rajonale për Mediteran, Silvija Godeli.

Në natën e parë të manifestimit italian “Ditëve të Kulturës së Puljës”, ardashësit patën rastin të shohin ekspozitën e piktorëve të rinj nga Pulja , ndërsa më pas të pranishmit u prehën nën tingujtë e klarinetistit Françesko Basanizi dhe violinistit Leonardo Mikuci.

Në kuadër të ditëve të kulturës puliane, më 22 prill në Kinotekën e Maqedonisë do të mbahet mbledhje me temë “ Bashkëpunimi mes Pulës dhe vendeve të Ballkanit për përkrahjen dhe zhvillimin e industrisë së filmit”, ku në mesin e regjisorëve dhe drejtorëve të filmit pritet të vinë edhe mysafir nga Shqipëria si :Kryetari i Qendrës Kombëtare Filmike Xhevdet Feri ,Drejtori Gjeneral i Radio-Televizionit Shqiptar Petrik Beçi, Drejtori i Ndërkombëtar i Festivalit të Filmit në Tiranë Ilir Butka dhe regjisori Robert Butina.

“Ditët e kulturës së Puljës “ do të zgjasin deri më 23 prill.

“Dita e mbretërëshës holandeze”, në Shkup shënohet ma garrë bicikletash

BICIKLETA- ZGJIDHJE E PROBLEMIT

EKOLOGJIK

“Kjo ishtë më se e nevojshme sepse u mbytëm me tym dhe gazra të ndryshme, unë gjithnji jam në qarkullim me bicikletë, bicikletën e ngas prej vitit 1936 , ndërsa në garën që u majtë unë isha më i moshuari dhe tu thëm të drejtën se vërëjta këtë mu dukë vetja si të rinjtë sepse jam njeri me shumë kondicion. Dhashtë Zoti që fuqia të më përcjell edhe më tej sepse kam një ëndërr pa realizuar , shpresoj të shkoj deri në Strugë me bicikletë ”, theksoi pensionisti Syreja Imami, i cili ishte pjesë e garës së djeshme më bicikleta

Për herë të parë, për nder të “Ditës së Mbretëreshës holandeze”, dje në Shkup u organizua garë me bicikleta dhe u shënua fillimi i projektit i inicuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport për ndërtimin e rrugicave për bicikletistët me gjatësi prej 1,5 kilometra. Përshkak se bicikleta është simbol i ekologjisë, mjet i transportit modern dhe njihet si pjesë e pandashme e shoqërisë holandeze, Ambasada e Holandës në Maqedoni në bashkpunim me institucionet shtetrore, komunale dhe organizatat joqeveritare organizuan garë me bilikleta në destinacion nga lagja “Aerodrom” deri të sheshi “Maqedonia” në Qendër të Shkupit.

“Në Holandë janë ndërtuar 15.000 km rrugica për bicikletistët ndaj në bashkpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport dhe Ministrin e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapsinor kemi inicuar projekt të ngjajshëm”, tha Ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Simone Filipini, gjatë hapjes së këtij manifestimi e cila për slogo kishtë “Një automobil më pak”. Sipas Ministres se Punëve të Brendshmë , Gordana Jankullovska e cila ishte pjesë e garës , derisa jashtë shtetit praktikohet bicikleta për të shkuar në punë edhe nga njerëzit më të njohur të skenës politike kjo mund të aplikohet edhe nga politikanët e Maqedonisë. “Pse jo, kuptohet njerëzit mund ta shfrytëzojnë bicikletën si mjet kryesor transporti, kjo do të arrihet pasi të realizohen projektet pra rregullimi i infrastrukturës, vetëm në atë mënyrë ato do të arrijmë shpejt për ku jemi nisur, është mjet edhe pa harxhime dhe shumë rekreativ”, tha Ministrja e Punëve të Brendshmë,

Gordana Jankullovska. Pjesë e garës ishte edhe pensionisti 81 vjec, Syreja Imami ai theksoi se aspak nuk e ka vërejt se është më i moshuari në atë garë.“Inicjativa në fjalë ishte më se e nevojshme, u mbytëm me tym dhe gazra të ndryshme, unë gjithnji jam në qarkullim me bicikletë, bicikletën e ngas prej vitit 1936 , ndërsa në garën që u mbajtë dje, unë isha më i moshuari dhe t’u thëm të drejtën se vërëjta m’u dukë vetja si të rinjtë sepse jam njeri me shumë kondicion. Dhashtë Zoti që fuqia të më përcjell edhe më tej sepse kam një ëndërr pa realizuar , shpresoj të shkoj deri në Strugë me bicikletë ”, theksoi pensionisti Syreja Imami, i cili ishte pjese e garës së djeshme me bicikleta. Në kuadër të “Ditës së Mbretëreshës së holandeze”, Ambasada e Holandës në Muzeun e Qytetit të Shkupit, organizoi ekspozitë të artistëve nga Maqedonia të cilët ishin të inspiruar nga bicikleta.


Wednesday, April 16, 2008

PROTESTA NË FSHATIN STRAÇINCË TË SHKUPIT


STRAÇINASIT TË REVOLTUAR


Banorët e fshatit Straçincë për dhjetë ditë me
rradhë protestojnë në hyrje dhe dalje të fshatit për ta mbrojtur rrugën e tyre më të afërt që lidh këtë fshat me qytetin e Shkupit.

Edhe pse më parë banorëve e fshatit Straçincë u kanë premtuar ndërtimin e një ure, tani me një vendim të pakuptimtë informohen se ura nuk do të ndërtohet, madje do të ndërpritet edhe rruga të cilën e shfrytëzojnë me vite të tëra.

“Ne nuk jemi për ndërprerjen e rrugës, por kontinuitetin e asaj rruge ne duam ta rruajmë përmes ndërtimit të një ure, ne si fshat ishim mjaft solidar dhe dhuruam pjesë të arrave me kusht që të mos prishen shtëpitë e maqedonasve dhe të krijohen kushte për ndërtimin e urës”, tha kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Straçince, Refik Ganiu.

Sipas tij, komuna e Gazibabës, Banka e cila i siguron mjetet financiare si dhe Fondi për Rrugë Magjistrale dhe Rajonale janë marrë vesh që ura të ndërtohet.

”Ne kemi vendim edhe prej Fondit të Rrugëve, arritëm të bëjmë edhe ekspropoimin e tokave ku do të realizohet objekti”, informon Ganiu.

Në anën tjetër nga Fondi për Rrugë Rajonale dhe Magjistrale flasin të kundërtën.

“Për objektin që ata për momentin kërkojnë nuk ka projekt të përpunuar , dua të them se ndërtimi i qarkores veriore është afatizuar dhe e njejta duhet të përfundojë deri në fund të qershorit, që do të thotë se konstrukcioni financiar është përmbyllur dhe për momentin ne nuk jemi në gjendje të bëjmë shtyerje të reja apo të përpunojmë projektet të reja”, tha zëdhënësja e Fondit për Rrugë Rajonale dhe Magjistrale, Katerina Panova.

Qytetarët shprehin mllefin dhe pakënaqësit e tyre për shkak se ndërprerja e rrugës është në disfavor të tyre.

“ Ne jemi për qarkoren, ata edhe pse na premtuan tash duan ta ndërpresin edhe rrugën më të afërt që lidh këtë fshat me qytetin e Shkupit e cila nuk është e pranueshmë për ne. Duhet të bëjnë më shumë harxhime sepse jemi të detyruar të udhëtojmë 700 metra më larg, ndërsa për të arritur deri tek tokat e punueshme do duhet të udhëtojmë 5 km më shumë ”, tha Izet Ajrullahu, banor i Straçincës.

Straçinasit do të vijojnë të protestojnë deri në realizimin e kërkesës së tyrë.

Panairi I Shkupit


KOHA PËR LIBRA


Gjatë këtyre ditëve në Arenën Metropolis në Shkup, për të njëzetën herë me rradhë njerëzit do të afrohen me librin.

Manifestimin kulturor ndërkombëtarë “Ditët e librit-2008” në mënyrë solemne u hap nga Zevendës ministri i Kulturës, Sllobodan Despotovski dhe adhuruesit e tjerë të fjalës së shkruar.

“Çdo libër ka dy autor, ai që e shkruan dhe ai që e lexon. Ndaj unë do ta parafrazoj një regjisori dhe producent botëror nga Hollivudi, se të merresh me aktrim nuk do të thotë se je i çmendur, kjo vlen edhe për veprimtarinë letrare”, tha Despotovski gjatë hapjes .

Panairi i Shkupit kishte pamjen e një bibloteke gjigantë e cila mund të furnizoj një popull të tërë me libra. Shtëpit botuese shqiptare ofronin literaturë nga të gjitha zhanret dhe botimet e fjalës së fundit.

“I kemi të gjithë botimet më të reja “, informuan përfaqësuesit e shtëpive botuese shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria.

“Ky është viti i katërt që marrim pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup. Këtë vit për lexuesit ofrojmë botime të reja ndër to do të vecoja botimin e prof.dr.Zejnulla Grudës “Të drejtat e njeriut”; “E drejta penale” e prof dr.Vllado Kambovskit, fjalori terminologjik juridik “Shqip-Maqedonisht Maqedonisht –Shqip”e Mr.Afrim Osmani si dhe vepra kushtuar islamit: “Historit e profetëve”, “Njerës të dashur” etj.” tha Muhamed Murtezi nga Shtëpia Botuese “Furkan”.

“Ne më shumë ofrojmë botimet shkollore, pjesë e tyre janë historit e atlaseve, librat psikologjik dhe studimet shkencore. Botimin që do ta vecoja për lexuesit është “Cështja e Shën Naumit” e Monika Shoshori Stafa”, u shpreh, Driton Ajrullai nga shtëpia botuese “Albas”.

Ndërkohë Shtëpia Botuesë “NUN” që vepron në kuadër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë nga Maqedonia sëbashku me shtëpit botuese Thesari, Shkupi dhe Asdreni, ofron kryesisht libra fetar por duke mos u anashkaluar tituj e tjere si romanin “ Lufta e Canakalasë”, “Vakëfet në Maqedoni”, si dhe vepra të tjera të shkruara në proze.

“Mburoja”, “Pyetje-përgjegje për çështjen e gruas në islam”, “Sinqeriteti”,”Bazat e imanit në dritën e kuranit dhe sunetit” janë veprat që ua rekomandoj lexuesve,”tha Muhamed Bajrami nga sh.b”NUN”.

Ndersa shtepia botuese”Onufri” nga Shqipëria ofronë libra të shkrimtarëve tanë duke filluar nga Naim Frashëri e deri te Ben Blushi.

“I kemi të gjithë veprat e Kadaresë; “Orë e fundit” e Lumo Skendos, vëllimin e tretë të “Historia e popullit shqiptar“ Të jetosh në ishull” të Ben Blushit e shumë të tjera”, spjegoi Blerim Hoxholli nga sh.b “ Onufri”

Panairi “Ditët e librit 2008” do të qëndroj i hapur deri më 20 prill.

Monday, April 14, 2008

Ministria e Kulturës


NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT HAP DREJT BASHKIMIT EVROPIAN

“Në programin “Kultura 2008-2013” marrin pjesë të 27 vendet antarë të Bashkimit Evropian, tre vendet të Fushës Ekonomike Evropiane, vendet kandidate( Kroacia, Turqia dhe Maqedonia)

dhe vendet e Evropës Perëndimore me kushtë që të kenë nënshkruajtur Memorandumin për Mirëkuptim” .

Ambasadori I Republika se Maqedonisë, Blerim Reka I cili është me mision në Bashkimin Evropian sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë të Komisionit Evropian Odil Kventin, më 29 janar të vitit 2008 nënshkruajtën Memorandum Mirëkuptimi “Kultura 2007-2013”.

Si rrjedhojë e nënshkrimit të Memorandumit, Maqedonia me plotë të drejtë u bë pjesmarëse e këtij programi mjaftë të rendësishëm.

“Në programin “Kultura 2008-2013” marrin pjesë të 27 vendet antarë të Bashkimit Evropian; tre vendet të Fushës Ekonomike Evropiane; vendet kandidate( Kroacia, Turqia dhe Maqedonia) dhe vendet e Evropës Perëndimore me kushtë që të kenë nënshkruajtur Memorandumin për Mirëkuptim “, tha Kordinatore e projektit , Biljana Prentovska

Programi kulturor I inicuar nga Bashkimi Evropian ka buxhet prej 408.000.000( milion) euro dhe paraqetë instrument për përkrahjen , promovimin dhe bashkpunimin mes operatorëve kulturore evropian në periudhen nga 2007 deri ne
vitin 2013.

“Të gjithë të interesuarit programet kulturore mund ti paraqesin nga të gjitha sferat e kulturës duke lënë anash ato programe që kanë të bëjnë më Sektorin Adiovizuel për të cilat Bashkimi Evropian posedon programë të posacem “Media 2007-2013” , informuan dje nga Ministria e Kulturës.

Aplikantët që do të fitojnë do të mund të shfrytëzojnë 50 % nga fondi I Bashkimit Evropian për realizimin e programeve paraprak.

Në Ministrinë e Kulturës madje është formuar seksion I vecante “Pika për kontakt kulturor”, e cila do tu ndihmoj të interesuarit për konceptin dhe aktivitetet në kuadër të programit.

Saturday, April 12, 2008

Mars, Idrizova në sitën e anketave të “Pastër- Turbullt”&”Transparenc- zero korrupsion”.


“Merimangë” korrupsioni ne burgje

Ky është vlersimi I 17 kryerdaktorëve të mediumeve më autoritative të shtypit dhe elektronik në Maqedoni, në anketën “Pastër- Turbullt” të agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë-zero korrupsion”.

“Dylbit”, “Pastër –Turbullt” dhe “Transparencë-zero korrupsion kanë pikasur përmes anketave se Burgu I Idrizovës për muajin Mars ka qenë I prekur nga merimanga e korrupsionit. Ky është vlerësimi I 17 kryerdaktorëve të mediumeve më autoritative të shtypit dhe elektronik në Maqedoni, në anketën “Pastër- Turbullt” të agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë-zero korrupsion”. Ndërkaq pohimet e një grupi të të burgosurve se korrupsioni ka pushtet burgun e “Idrizovës”, është ngjarje më e turbullt, ndërsa zvogëlimi I korrupsionit në kadastër është ngjarje më e pastër në muajin mars.

Sipas autoriteteve të anketimit, duke iu referuar anketave me të burgosurit, rezulton se në ambientet e burgut paraja është “shpëtim”.


Cmimet përcaktoheshin varësishtë nga shërbimi, por edhe nga gjendja pronësore e familjes së të burgosurit. Një ditë e lirë gjatë fundjavës mund të blihet më cmim nga 1500 deri 2000 euro, ndërsa futjae telefonit celular nga 50-100 euro.


Sic duket, për këto dukuri dinin të gjitha udhëheqësit e deritanishëm, por nuk ndërmorën masa serioze për shkatrrimin e tyre.

Në vendin e dytë të listës së ngjarjeve më të turbullta në mars, me tetë vota. Është shpenzimi jotransparent I parave buxhetore në Ministrin e Punëve të Brendshme. Ende s’ka përgjegje se për cka janë shpenzuar 10 miljon euro të ndara nga rebalanci I buxhetit. Ministria pohon se me parat e rishpërndara ka blerë paisje për drejtorin për siguri dhe kundërzbulim, por lloji, sasia dhe cmimi janë të fshëhta.

Ngjarja më e pastër në muajin mars me nëntë vota është zvogëlimi I korrupsionit në kadastër. Sipas anketës së agjencisë “Brima Galup”, një pjesë e madhe e të anketuarve konsiderojnë se reformat në kadastër lëvizin në drejtimin e duhur. Hulumtimi tregon edhe se është zvogëluar gadishmëria për dhënjen e ryshfetit nga 24 për qind këtë vit.

Fushata për zvogëlimin e korrupsionit në shëndetësi zë vendin e dytë me shtatë vota. “Korrupsioni në shëndetësi- plagë kanceri e shoqërisë”, është parulla e fushatës së lëvizjes për promovimin e të drejtave të personave me të meta”Polio Plus”. Qëllimi është që të ngritet vetëdija e opinionit për korrupsionin në shëndetësi, si njëri prej profesioneve, I cili shpeshherë potencohet si I nënshtruar drejt korrupcionit, që më së shumti I prek qytetarët.

Anketa “Pastër – turbullt”, në të cilën marrin pjesë kryeredaktorët e mediumeve nacionale, si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet nga dhjetori I vitit 2004.

Në anketën e marsit morën pjesë televizionet : Alsat, RTM, A1, Tela, Kanal 5, Sitel, radio Kanal 77, të përditshmëet ‘ Lajm, Biznis, Vecer, Vest, Vreme, Dnevnik, Utrinski vesnik, javoret Globus, Kapital dhe Fokus.

Friday, April 11, 2008

ANTIKORRUPCIONISTËT NUK KANË KAPACITET

“Raporti I Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për vitin 2007 është tekst burokratik I thatë , I cili përmban të dhëna jorelevante”, theksoi kryetari I Organizatës Joqeveritare “Transparencë Maqedoni”, Sasho Ordanoski.

Në raportin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thuhet se qytetarët janë të kënaqur me rrezultatet e arritura nga ky organ.

“Raportet e organizatave ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian dëshmojnë të kundërtën, aty thuhet se korrupsioni është një prej problemeve më të mëdha në vend”, sqaroi Ordanoski.

Për shkak të pasivitetit, selektivitetit, joefikasitetit, mostransparencës, anshmëris si dhe për shkak të mungesës së kapacitetit të antarëve të KSHPK dhe të shkeljes së Ligjit per Parandalimin e Korrupsionit, Transparencë Maqedoni i propozon Kuvendit të RM-së që të mos I jap dritë të gjelbert raportit të KSHPK-së dhe kërkon përgjegjshmëri dhe marrjen e kompetencave të antarëve të po ketij komisioni.

Ne Konferencen per Shtyp, Transparenc Maqedoni dje rikujtoi disa raste si : nepotizmi, skandalin për tokën pas Qendrës Tregtare- Ramstor, ngjarjen me “Murrin Kinez” etj.

Në raportine për muajin mars për vitin 2008, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare ,Transparenc Maqedoni , nga Drejtori I Biros së Barnave, Ilco Zahariev. Pas kontrollit të bërë nga ana e Fondit për Shëndetsi, në barnatoren e cila është në emer të së shoqes janë gjetur numër I madh I barnave.

Transparenc Maqedoni rikujton se paraburgimi u bë ngjarje që ndodh shumë shpesh por jo cdo herë arsyetohet. Për shkak të kësaj dominon mosbesimi për një shtetë të drejtë.

Thursday, April 10, 2008

Ditët e librit dhe arsimit

MENY TË BEGATË , PËR ADHURUESIT E FJALËS SË SHKRUAR

Me shume se tete shtëpi botuese shqiptare nga Maqedonia dhe po aq nga Shqipëria do të jenë pjesë e panairit të sivjem “ Ditët e librit 2008”.

Romanet e famshme botërore, veprat psikologjike për një jetë më të mirë, enciklopedi, monografi, libra për fëmijë do të mund t’i gjeni në panairin e sivjem” Ditët e librit 2008”, e cila do të mbahet prej 15 deri më 20 prill në Arenën Metropolite të Panairit në Shkup.

Në mesin e botimeve të larmishme adhuruesit do të kenë rastin t’i lexojnë edhe veprat e autorve shqiptar nga Maqedonia.

“Do të marrin pjësë një numëri I volitshëm veprash nga autorët më eminent shqiptarë si veprat: e Abdulazis Islamit, Kalosh Celikut, Ali Aliu, Kim Memeti etj”, tha Kryetar I Shoqatës së Botuesve Shqiptar nga Maqedonia, Ramadan Ramadani, duhe vijuar se ne mesin e ketyre botimeve nuk do të mungojnë edhe botimet nga Shqipëria.

“Nga Shqipëria do të vinë më shumë se tetë shtëpi botuese, adhuruesit e fjalës së shkruar do të njihen me librat e autorve më të njohur ndër to edhe me botimet më të reja të laureatit të Netëve Strugane të Poezisë, Fatos Arapin”, shtoi Ramadani.

Në kuadër të “ Ditëve të librit”, do të shënohet edhe panairi I njembëdhjetë i “Ditëve të Arsimimit dhe karrierës”, e cila do të filloj nga 17 deri më 19 prill. Do të marrin pjesë gjithsejt njembëdhjet vend, do të ketë gati 60 prezentime, në mes të së cilave interesim të madhë do të sjellë tryeza e rrumbullakët me temë “Kualiteti I arsimit të lartë”, ku do të diskutojnë ekspert nga sfera e arsimit.

Do të prezentohen 126 institucione shtetrore dhe private nga vendi dhe jashtë, ndërsa Universiteti Shtetror i Tetovës nuk do të jetë pjesë e panairit, informuan përfaqsuesit.

Për tu rritur numri I vizitorëve, botuesit kanë kërkuar që hyrja të jetë papagesë. Sidoqoftë kjo nuk u realizua keshtu që vizitorët do duhet të paguajnë nga 30 den.


Wednesday, April 9, 2008

Ministria e Ekologjisë



NGRITJA E VETËDIJES, PËR RRUGË TË PASTËRTA

Prej sot në cdo shtëpi do të ketë materjale promovuese, me cka qytetarët do të njihen me sanksionet pasuese në qoftëse ata do ti hedhin mbeturina në vendet joadekuate.

“Ligjet më të përsosura dhe dispozitat ndëshkuese të zbatuar në mënyrë më rigoroze, nuk do ta sigurojnë atë që dëshirojmë, për derisa të gjithë ne, si qytetar të këtij shteti nuk I respektojmë dhe nuk I sëndërtojmë në vetëdijen tonë”, tha Ministri I Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinorë Xhelil Bajrami gjatë promovimit të broshures “Rugë të pastërta për të gjithë ju”.

Të gjithë ata që do ti hedhin mbeturinat ne vende joadekuate do duhet të paguajnë nga xhepi I tyre. Ndëshkimi do të jetë në të holla dhe varësishtë nga pesha, dënimi do të lëviz nga 30 deri në 200 euro.

Poqese hudhen apo lihen pas dore mbeturinat në mjedisin urban( paketime, shpuza e cigareve, ushqimi, mbeturinat plastike, automjetet e shfrytëzuara dhe pjesë të mbetura të tyre, paisje elektrike, bateri , akumulator etj).Gjoba mund të shqiptohen në vendin e ngjarjes. Për atë do të kujdesen: Inspektorati Shtetërorë I Mjedisit Jetësor, Inspektorati komunal, Inspektoratët komunal të mjedisit jetësor dhe personat zyrtar të policisë.

Për dërgesën e materjaleve promovuese nëpër shtëpitë e qytetarëve, rol të rëndësishëm ka Posta e Maqedonisë e cila është partner I këtij projekti.

“Postat e Maqedonisë në kontinuitet do ti përkrahin të gjithë projektet që I promovon Ministria e Ekologjisë dhe që janë në dobi të qytetarëve”, tha Drejtori I pergjithshëm I Postave të Maqedonisë, Sadulla Izairi.

Fushata “Rrugë të pastërta për të gjithë” fillon prej sot në tri qytete të Maqedonisë dhe atë: në Shkup ( Komuna Qendër, Komuna Karposh dhe Komunën Cair), në Tetovë dhe në Gostivar me shpërndarjen e materjaleve promovuese.