Sienna Miller është duke festuar, pasi që me sukses të madh ka kaluar testing e ngasjes së veturës. Aktorja simpatike, Miller, me sa duket më nuk do të ketë nevojë të vrapojë pas taksive apo autobusëve, pasi që dje ka arritur të kalojë me sukses testing e vozitjes. Ylli i “Factor Girs” e cila dy herë më parë ishte rrëzuar nga provimi për patentë shoferi, dje me sukses arriti ta kalojë, dhe se tash ka filluar të vizitojë ueb faqet e ndryshme të internetit, që merren me shitjen e veturave luksoze.
Thuhet se ajo është e interesuar të paguajë më shumë se 60.000 dollarë, për një veturë luksoze. “Herën e parë u rrëzova nga testi pasi që nuk i dija disa pyetje, kurse herën e dytë gjatë vozitjes nuk isha e kujdesshme, pasi që nuk e shikova në këndin e vdekur”, u shpreh bukuroshja Miller. Aktorja 26 vjeçe, ishte e vendosur të paiset me patentë shoferi, pasi që javën e kaluar tërë kohën ka qëndruar e mbyllur në shtëpi duke mësuar.
No comments:
Post a Comment